Shqipëria Postuar më 21 Prill 2025, 12:09

Shkollat e dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 – EU4Schools riparon 59 objekte arsimore!

Nga SCAN TV

Shkollat e dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 – EU4Schools

Në Bashkinë Kavajë, Programi “EU4Schools” ka bërë të mundur riparimin dhe përforcimin e plotë të 5 objekteve arsimore të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, 2019 si më poshtë:

·         Shkolla 9-vjeçare “Mehmet Babamusta”

·         Shkolla 9-vjeçare & kopshti “Fiqiri Kurti”

·         Shkolla 9-vjeçare “3 Dëshmorët”

·         Shkolla 9-vjeçare & kopshti Karpën, Golem

·         Shkolla e Mesme Profesionale “Charles Telford Erickson”, Golem 

Shkollat e dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 – EU4Schools

EU4Schools ka garantuar mjedise bashkëkohore sikurse në vendet e BE-së për afro 1,700 nxënës, fëmijë dhe mësues, pjesë të këtyre institucioneve ku përfitojnë gjithashtu 41,000 banorë të komuniteteve të prekura.

Programi “EU4Schools” financohet nga Bashkimi Europian me 75 milion Euro dhe zbatohet nga #UNDP në Shqipëri në bashkëpunim me qeverinë shqiptare.

Deri tani në kontekstin e këtij projekti janë përfunduar 59 nga 63 objekte arsimore në 11 bashki të prekura nga tërmeti i 2019-tës, duke ndikuar në jetën e mbi 25,000 fëmijëve, nxënësve dhe mësuesve.

Shkollat e dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 – EU4Schools Shkollat e dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 – EU4Schools Shkollat e dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 – EU4Schools Shkollat e dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 – EU4Schools 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat