Shqipëria Postuar më 22 Mars 2025, 17:14

Shkolla “Edith Durham”, me standarde evropiane - Kryeministri Rama viziton kantierin e ndërtimit. Do të jetë gati me 15 shtator

Nga Ledina Elezi

Shkolla “Edith Durham”, me standarde evropiane - Kryeministri Rama
Kryeministri Edi Rama ishte në kantierin e Shkollës “Edith Durham”, e cila po ndërtohet sipas të gjitha standardeve dhe kushteve evropiane. Kjo shkollë përbëhet nga 33 klasa, një numër i madh laboratorësh, bibliotekash, palestrash dhe sallash multifunksionale.

Sipas Kryeministrit, puna po avancon me ritme të shpejta, me qëllim që shkolla të jetë gati për të gjithë nxënësit në 15 shtator. Ndërkohë, Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani theksoi se janë shtuar kapacitetet e shkollës, me qëllim që të shmanget mësimi me dy turne.

“Shkolla Edith Durham, një nga shkollat më krenari të kryeqytetit, e hapur që në 1945. Rikonstruksioni i 2003, që atëherë nuk ishte prekur. Shtesa, sepse ka pasur shumë kërkesë, kapaciteti i nxënësve këtu ka qenë shumë i madh. Ajo që po bëjmë është që po rindërtohet e gjitha, që nga kati minus zero që do të jetë funksional për shërbimet teknike, deri te 3 nivele, ku kapaciteti i klasave dyfishohet, për të njëjtin numër nxënësish, por shmanget plotësisht turni i dytë. Kjo shkollë funksionoi edhe si rezervë për të gjithë rikonstruksionin e Emin Durakut këtu afër. Do kemi palestër të hapur dhe të mbyllur. Megjithëse numri i nxënësve nuk do të shtohet, të gjithë do të jenë në një turn. Numri i laboratorëve dyfishohet, ka laborator për çdo degë, laborator për gjuhët e huaja, fizikën, biologjinë, kiminë. Ka dy salla multifunksionale për aktivitetet e shkollës, ka hyrje për personat me aftësi të kufizuara, në nivelin e parë. Edhe hyrje në palestër dhe sallën multifunkionale të nivelit të parë për komunitetin. Ne kemi edhe programin e shkollave në komunitet ku bëjmë kurse për fëmijët, por mund të ketë edhe kurse për të rritur dhe aktivitete të tjera përveç palestrës. Ka standarde shumë të mira që nga gjerësia e korridoreve, deri te ndriçimi i klasave. Kemi edhe ngrohje dhe ftohje, ndryshe nga të gjitha shkollat e tjera. Ka 3 shkallë emergjence për daljen e fëmijëve në rast emergjenece. Do të ketë një sallë të veçantë për mësuesit, do të ketë edhe hapësira për bibliotekë”, u shpreh Ristani.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat