Shkolla 9-vjeçare “Riza Shera” në Manëz, një tjetër shkollë në Durrës që ka rihapur dyert falë ndërhyrjes së “EU4Schools”
Përmes një publikimi në rrjet social, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara – UNDP në Shqipëri njofton se nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Riza Shera” në Manëz të Durrësit janë rikthyer në klasa të reja, më të forta dhe më moderne.
Kjo është bërë e mundur falë riparimit dhe përforcimit të plotë nga Programi “EU4Schools” / “BE për Shkollat”.
“Sot, rreth 130 fëmijë mësojnë në një mjedis të sigurt dhe frymëzues që i ndihmon të ëndërrojnë më shumë për të ardhmen. Në Bashkinë Durrës, deri tani janë përfunduar 14 shkolla nga 18 që janë në fokusin e rindërtimit dhe/apo riparimit nga EU4Schools në këtë bashki”, nënvizohet në publikimin e UNDP në Shqipëri.
Programi “EU4Schools” financohet nga Bashkimi Evropian me 75 milion Euro dhe zbatohet nga UNDP në Shqipëri në bashkëpunim me qeverinë shqiptare.
Deri tani, në kuadër të këtij programi janë përfunduar 59 nga 63 objekte arsimore në 11 bashki të prekura nga tërmeti i 2019-tës, duke ndikuar në jetën e mbi 25,000 nxënësve, fëmijëve dhe mësuesve.
Sondazh

U porositën më shumë veshje dhe ushqime - Blerjet online, larg mesatares europiane. Lahi: Shkak informaliteti
Kryesojnë porositë për veshje e këpucë, pasuar nga ato për ushqime në restorante e fast-food për të vazhduar me produketet kozmetike. Sipas të dhënave të......

“BE, më shumë gaz nga SHBA” - Komisioneri i energjisë njofton planet për të zëvendësuar furnizimet ruse
Bashkimi Evropian do të kërkojë më shumë gaz nga vendet e tjera, duke përfshirë SHBA-në, për të zëvendësuar furnizimet ruse. Gjithashtu, blloku kërkon të......

Shqiptarët, më shumë ilaçe dhe vitamina! - Nutricionistja: Shkak, plakja e popullsisë dhe rritja e kujdesit ndaj shëndetit
Plakja e popullsisë, e konfirmuar nga Censi i fundit, si dhe frika në rritje për shtimin e sëmundjeve po e kthejnë gjithnjë e më shumë vëmendjen e qytetarëve......

Sa veprime bankare realizohen përmes telefonit?- BSH: Në 2024 u regjistruan 22% më shumë transaksione me home banking
Kontroll i gjendjes së llogarisë, i historikut të transaksioneve, realizim i transfertave ndërmjet llogarive bankare, shlyerja e faturave të energjisë......

Tuneli i Murrizit hapet më 14 Mars- Zv.Kryeministrja Balluku: Jemi në detajet e fundit, zhvillim ekonomik për veriun
Tuneli i Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit do të hapet për drejtuesit e automjeteve ditën e verës, më 14 Mars. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e......

Turqia eksporton 15,000 ton vezë në SHBA - Gripi i shpendëve dhe çmimet e larta nxisin kërkesën për import
Turqia ka filluar të eksportojë rreth 15,000 tonë vezë në Shtetet e Bashkuara, pasi një shpërthim i gripit të shpendëve po ul prodhimin amerikan dhe po rrit......

Ministri Hasani mirëpret Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës: "U vlerësua progresi i Shqipërisë në shumë drejtime. Kosova meriton anëtarësimin në KE"
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mirëpritur sot në Tiranë, Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset. Kjo vizitë......

93 mld euro për ushtrinë - BE konsideron zhvendosjen e fondeve të Covid-19 për mbrojtjen
Bashkimi Evropian po shqyrton ridrejtimin e 93 miliardë eurove të rimëkëmbjes nga pandemia për të forcuar sektorin e mbrojtjes. Presidentja e Komisionit......