Shkodra çliron 3 hektarë hapësirë publike, pika e mjeteve të bllokuara kthehet në park lojërash
Ish-reparti ushtarak në Bërdicë, një hapësirë e mbuluar prej dekadash nga tonelata hekurishte dhe qindra automjete të bllokuara, po i rikthehet më në fund qytetarëve të Shkodrës. Pas vendimit të Këshillit të Ministrave për transferimin e pronës në administrim të Bashkisë Shkodër, punimet për pastrimin e zonës tashmë kanë përfunduar, duke hapur rrugën për një transformim të madh urban.
Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), Risena Xhaja dhe kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci inspektuan nga afër terrenin, i cili deri pak javë më parë shërbente si magazinë e improvizuar e automjeteve të bllokuara nga policia, ndërsa së fundmi u mor nën administrim nga AAPSK.
“Janë rreth 327 automjete dhe motomjete që janë hequr nga kjo zonë dhe janë grumbulluar në Porto Romano. Pjesa tjetër e skrapit ishte e mbetur prej më shumë se 12 vitesh. Sot kjo hapësirë është e lirë dhe gati për investim”, tha znj. Xhaja.
Në total, bëhet fjalë për tre hektarë tokë që do të kthehen në hapësirën më të madhe publike të qytetit, një projekt i përbashkët mes Bashkisë Shkodër dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Projekti parashikon ndërtimin e një këndi lojërash modern për fëmijë, hapësira rekreacioni për prindërit, si dhe gjelbërim që do t’i japë frymëmarrje një prej zonave të bllokuara prej dekadash.
Për kryebashkiakun Beci, ky është një transformim i rëndësishëm jo vetëm nga ana vizuale, por edhe për funksionalitetin urban të Shkodrës:
“Ky është një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm për qytetin tonë. Për 30 vjet, kjo hapësirë ka qenë e zaptuar nga makina të ndryshkura dhe nuk kishte asnjë vlerë për qytetarët. Sot e kemi çliruar dhe do ta kthejmë në një park për fëmijët e Shkodrës. Është një dhuratë për komunitetin dhe një premtim që po e bëjmë realitet.”
Ky investim pritet të nisë së shpejti, duke i hapur rrugën parkut më të madh të lojërave në Shkodër, një hapësirë që jo vetëm do të gjallërojë jetën e banorëve, por do të kthehet edhe në një simbol të transformimit të qytetit drejt standardeve moderne urbane.

Turistët rrisin xhiron e tregtisë me pakicë/ Karburantet dhanë kontributin më të madh në rritjen e shitjeve prej 6.2%
Shqiptarët kanë shpenzuar më shumë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, duke e çuar indeksin e volumit të shitjeve me pakicë në nivelin 117.1. Ky tregues......

Mbrojtja, ministri Vengu pret homologun bullgar: Konkretizimi i investimeve në industri dhe infrastrukturë
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu priti sot në Tiranë, Ministrin e Mbrojtjes së Bullgarisë, Atanas Zapryanov, i cili zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare......

Presidenti Begaj dekreton ministrat e Qeverisë së re, të premten votëbesimi në Kuvend
Kreu i shtetit Bajram Begaj ka firmosur dekretet e ministrave të rinj pjesë e Qeverisë Rama 4. Në dekretin nominal të kryeministrit Rama është përfshirë......

Zonat turistike, investime në rrjetin elektrik të Çukës - OSSH hap tenderin. Mbi 129 mln lekë për kabinat e reja dhe modernizimin e rrjetit
Drejtoria Rajonale e OSSH Gjirokastër ka hapur tenderin për zhvillimin e rrjetit të tensionit të mesëm 20 kV, kabina elektrike në zonën Çukë, Sarandë dhe......

Maqedonia promovon transportin e gjelbër - Planifikon subvencione për 200 taksi elektrike në vend
Maqedonia e Veriut ka nisur një projekt për të subvencionuar blerjen e 200 taksive elektrike, si pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar transportin urban dhe......

Shqiptarët të “lidhur” pas kredisë për blerje banese - BSH: Ajo për blerje mallrash të qëndrueshëm dhe jo të qëndrueshëm, rënie drastike
Miti se shqiptarët marrin kredi vetëm për blerje banese duket se është i vërtetë, pasi shifrat e Bankës Qendrore tregojnë se po merret gjithnjë e më pak......

Si ndryshoi numri i fëmijëve në kopshte në një dekadë? Në qytet panorama pozitive, në fshatra u përgjysmuan regjistrimet
Numri i fëmijëve të regjistruar në kopshte në Shqipëri ka ndryshuar ndjeshëm gjatë dhjetë viteve të fundit, duke reflektuar realitetin demografik dhe social......

Ura e Milotit, në rikonstruksion emergjent - Tenderi për punimet mbyllet pa ankesa, do zgjatin 8 javë nga nënshkrimi i kontratës
Tenderi për ndërhyrje emergjente në Urën e Milotit mbi lumin Mat është mbyllur pa ankesa, duke i hapur përzgjedhjes që kompanisë që do të kryejë......