Shqipëria Postuar më 12 Janar 2025, 20:59

Shkodër, rikthehet energjia në disa zona, akset të kalueshme

Nga Alida Lula

Reshjet e borës vazhdojnë të jenë prezente, ndërsa në zonat malore të territorit të Bashkisë Shkodër është shënuar ulje e ndjeshme e temperaturave. Sipas informacioneve të fundit nga Bashkia Shkodër:
* Aksi rrugor Bogë – Theth – Bregu i Lumit: i kalueshëm.
* Aksi rrugor Kir – Shosh: i bllokuar për shkak të shembjeve të dheut dhe reshjeve të borës.

Shkodër, rikthehet energjia në disa zona, akset të kalueshme

 

Pas ndërhyrjes së punonjësve të OSHEE, është rikthyer furnizimi me energji elektrike në Njësitë Administrative Rrethina Gur i Zi, Ana e Malit dhe pjesërisht në Velipojë dhe Shalë. Grupet e OSHEE-së vazhdojnë punën në terren për rikthimin e energjisë në zonat ku ka ende probleme, të shkaktuara nga moti i keq, përfshirë reshjet e borës dhe stuhitë e erës.

Kujdes: Në zonat malore, qarkullimi duhet të kryhet vetëm me goma dimërore dhe zinxhirë për të siguruar sigurinë e lëvizjes.

Strukturat e Emergjencave Civile të Bashkisë Shkodër po mbajnë koordinim të vazhdueshëm me Qendrën Kombëtare të Emergjencave për çdo situatë që mund të krijohet nga moti i keq.

Ndërkohë bashkia Lezhë po monitoron situatën në terren. Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu thotë se: Forcat e emergjencave, Zjarrefikëseve dhe të Shërbimeve në këtë bashki po vijojnë punën në ''luftë'' me kapriçot e motit.

 

 

Shkodër, rikthehet energjia në disa zona, akset të kalueshmeShkodër, rikthehet energjia në disa zona, akset të kalueshmeShkodër, rikthehet energjia në disa zona, akset të kalueshme

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat