Shkelje në karburante e instalime elektrike - ISHTI gjobit 40 subjekte, vlera e masave administrative arrin në 16.85 mln lekë
40 subjekte të tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike janë gjobitur nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industral gjatë vitit 2024. Sipas të dhënave të përpunuara nga TV SCAN, vlera totale e masave administrative arrin në 16.85 mln lekë, ndërkohë që disa prej shkeljeve të konstatuara lidhen me ushtrimin e veprimtarisë jo në përputhje me kërkesat ligjore dhe teknike, mungesë të dokumentacionit të nevojshëm apo refuzim të kontrollit.
Po ashtu, shumë prej subjekteve janë penalizuar, pasi nuk kanë plotësuar në kohë detyrat e lëna nga inspektorët, ndërsa pjesë e penalizimeve me gjobë janë edhe subjektet që tregtojnë karburant jashtë normave të lejuara. Kështu në një rast është konstatuar përmbajtja e squfurit 41.9 mg/kg, teksa norma e lejuar maksimale është 10.0 mg/kg.
Në një rast tjetër, në produktin gazoil ka rezultuar me shmangie e standardit të pikës së flakërimit, nga 41.0°C, që është norma minimale e lejuar, në 55°C. Ndërsa nuk mungojnë as rastet kur subjektet kanë refuzuar kontrollet nga inspektorët e ISHTI.
Vlerat e gjobave janë të ndryshme, në varësi të shkeljeve të konstatuara, duke variuar nga 50 mijë, që është më e ulta, në 1.5 mln lekë që është më e larta.
Sondazh

BE konsideron dyfishimin e buxhetit për Ukrainën - Ndihmat ushtarake mund të shkojnë deri në 40 miliardë euro në 2025
Bashkimi Evropian po përgatitet të dyfishojë ndihmën ushtarake për Ukrainën në vitin 2025. Buxheti mund të arrijë në 40 miliardë euro, në varësi të nevojave......

Sa është borxhi i qeverisë në valutë? - BSH: Kursi i këmbimit solli rënien e tij në fund të 2024
Borxhi i përgjithshëm i qeverisë në valutë ka pësuar rënie gjatë vitit që lamë pas. Në fund të shtatorit 2024, borxhi në valutë zinte 43% të totalit të......

Pas tunelit të Murrizit hapet rruga Maqellarë-Peshkopi - Shkurtohet distanca Dibër - Tiranë, nxitet turizmi dhe lehtësohet qarkullimi
Pas hapjes së tunelit të Murrizit, i cili lidh Dibrën me Tiranën dhe shkurton distancën me 2 orë, kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja dhe......

“Të hiqen monedhat një dhe dy cent” -Propozimi i Bundesbank Gjermani, thjeshtim i transaksioneve cash
Shumë vende tashmë po reduktojnw përdorimin e monedhave me prerje të vogla. Thjeshtimi i transaksioneve me para në dorë, është propozimi i Bundesbank për......

Serbi, protestë kundër qeverisë - Qytetarët kërkojnë drejtësi për incidentin hekurudhor që shkaktoi 15 viktima
Rrugët e Beogradit janë mbushur me mijëra protestues, që kërkojnë dorëheqjen e presidentit Aleksandar Vuçiç. Pakënaqësitë e qytetarëve janë nxitur më shumë......

Rruga e Arbrit, inaugurohet Tuneli i Murrizit-Balluku: I blinduar në hekur. Në prill përfundon edhe segmenti Maqellarë-Peshkopi
Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku kanë inauguruar sot Tunelin e Murrizit, veprën e fundit të “Rrugës së Arbrit”. Në ceremoni......

Çmimet e kafesë “fluturojnë” - Shkaktarë janë kushtet e pafavorshme klimatike dhe kufizimet e eksporteve
Çmimet botërore të kafesë arritën një nivel të lartë shumëvjeçar në vitin 2024, duke u rritur 38.8 për qind nga mesatarja e një viti më parë, kryesisht të......

Dita e Verës nxit tregtinë vendase - Zejtarët: Kjo ditë shërben për të reklamuar produktet tona
Dita e Verës mbush rrugët e Shqipërisë me gëzim, festime dhe aromën e ballokumeve. Kjo festë tradicionale shënon ardhjen e pranverës, duke gjallëruar vendin......