Shiten me 1 euro tokat pa tapi/ Çfarë përmban “paketa e maleve”? - Kush investon përjashtohet nga 4 taksa kryesore për 10 vjet!
Qeveria ka lançuar “Paketën e Maleve” e cila synon të tërheqë investime për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë në ato zona malore me përparësi të veçantë me qëllim rimëkëmbjen ekonomike, nxitjen e punësimit, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe shfrytëzimin me eficiencë të burimeve të natyrës.
Projektligji i miratuar në mbledhjen e qeverisë, parashikon shpalljen e zonave malore me përparësi zhvillimi si dhe zhvillimin e pasurive shtetërore të poseduara pa titull pronësie nga subjektet private në këto zona, në harmoni me rregullat e legjislacionin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.
Drafti në fjalë i hap dritën jeshilë kalimit të pronësisë përmes shitjes me tarifën simbolike 1 euro të këtyre pasurive të paluajtshme shtetërore, të cilat rezultojnë të jenë në posedim faktik të poseduesve jopronarë.
Në këtë rast, posedues jo pronarë, quhen ata individë të cilët ushtrojnë posedim të vazhdueshëm dhe të pandërprerë prej të paktën 10 vitesh mbi pasurinë e paluajtshme shtetërore, duke e përdorurur atë sikur të ishte ai pronari i saj.
Për këtë, subjekti paraqet dokumentacion provues, por megjithatë mungesa e dokumentacionit nuk pengon procedurën administrative për njohjen e tij si “posedues jopronar” dhe merret i mirëqenë deklarimi i subjektit për sa kohë nuk paraqiten prova nga të tretët për të kundërtën gjatë afishimit publik dhe procedurave të përcaktuara në këtë ligj.
Po ashtu, do të konsiderohen posedues jopronarë edhe ata persona fizikë që nuk e përdorin pasurinë, por vërtetojnë lidhjen e tyre me pasurinë, për të cilën nuk janë pajisur me titull pronësie, sipas legjislacionit në fuqi dhe kërkojnë ta zhvillojnë atë nëpërmjet një investimi.
Pas hyrjes në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave, që shpall zonën e zhvillimit, subjektet duhet të paraqesin kërkesë pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore për njohjen si posedues jopronarë, të shoqëruar me plan rilevimi të sipërfaqes së poseduar, të hartuar nga një ekspert gjeodet i licencuar.
Dhe më pas institucionet vendore verifikojnë kërkesën për miratimin apo jo të saj. Në rast miratimi, procedura kalon në Agjencinë e Zhvillimit të Territorit, për marrjen e lejes së zhvillimit. Dhe në fund bëhet kërkesa për blerje pranë ministrisë përgjegjëse dhe kontrata e shitjes.
Subjektet, që përfitojnë pronësinë mbi sipërfaqet sipas këtij ligji e që realizojnë projektin dhe ushtrojnë aktivitetin e deklaruar prej tyre, përfitojnë për një periudhë 10-vjeçare: përjashtimin nga taksa e ndikimit në infrastrukturë; përjashtim nga taksa e pasurive të paluajtshme; përjashtim nga TVSH-ja; përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat.
Sondazh
IA “kërcënon” 200,000 vende pune në banka - Teknologjia e re do të rrisë produktivitetin dhe të ardhurat
Sipas studimit të fundit, bankat globale mund të shkurtojnë deri në 200,000 vende pune në pesë vitet e ardhshme për shkak të inteligjencës artificiale.......
Sa do të zgjerohet ekonomia e vendit në vitin 2025? Kombet e Bashkuara: Rritja ekonomike pritet në 3.6%, inflacioni i qëndrueshëm
Raporti i Kombeve të Bashkuara në edicionin e vitit 2025, për situatën ekonomike dhe perspektivat, tregon se rajonin e presin sfida të reja përgjatë viteve......
Gjuetia rikthehet me kufizime/Zv.ministri: Do të licensohen shtetasit shqiptarë mbi 25 vjeç dhe pa precedentë penalë
Disa muaj para skadimit të afatit ligjor për meratoriumin e gjuetisë, qeveria planifikon ta rikthejë këtë aktivitet, por me disa kufizime. Konkretisht,......
Rritja e forcave konservatore në Kanada - Shkaqet e rrëzimit nga pushteti të ish-kryeministrit Justin Trudeau
Popullariteti i Partisë Konservatore në Kanada është rritur për shkak të tensioneve ekonomiko-politike dhe emigracionit, duke ofruar një alternativë të......
Të rinjtë shqiptarë drejt SHBA përmes “H-1B” - Trump dhe Musk po nxisin hapjen e dyerve për teknologjinë
Të rinjtë shqiptarë të apasionuar pas teknologjisë dhe IT-së po gjejnë mundësi të reja për punësim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, falë mbështetjes nga......
Kush paguan më shumë nga siguracioni i ri i makinave? - Likaj: Pak ndikim në rritjen e përgjegjshmërisë së drejtuesve të automjeteve
Nga 1 janari ka hyrë në fuqi rregullorja e re e AMF për përcaktimin e primit të sigurimit mbi bazën e faktorëve të riskut. Sistemi i ri sigurimit të......
Konsumatorët mirëpresin uljen e çmimit të energjisë elektrike - Pensionistët: Më pak kosto për ne. Duhet të ulej dhe pak më shumë
Pas vendimit të Entit Rregullator të Energjisë për uljen e tarifës së energjisë elektrike për abonentët familjarë, ka ardhur dhe reagimi nga pensionistët që......
Miratohet akti/ Qeveria shpërblen me tre paga policët
Miratohet akti për shpërblimin e punonjësve të Policisë, Hoxha: Dhënia e shpërblimeve do të unifikohet, motivimi i forcave është prioritetet Me hyrjen në......