Shqipëria Postuar më 17 Shkurt 2025, 17:32

Shërbimi tatimor, sqaron mbi 21 mijë tatimpagues për ndryshimet ligjore

Nga Diamila Leka

Shërbimi tatimor, sqaron mbi 21 mijë tatimpagues për ndryshimet

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) dhe Drejtoritë Rajonale Tatimore (DRT) kanë ndërmarrë një fushatë të gjerë informimi dhe asistence për tatimpaguesit, me qëllim zbatimin e ligjit të ri “Për Tatimin mbi të Ardhurat”. Kjo përpjekje ka rezultuar në asistimin e mbi 21,000 tatimpaguesve përmes kanaleve të ndryshme.

Referuar të dhënave, janë asistuar ballë për ballë 7,327 tatimpagues të cilat kanë marrë ndihmë të drejtpërdrejtë në zyrat e DPT dhe DRT-ve. Ndërkohë, 2,692 tatimpagues kanë marrë informacionin e nevojshëm përmes telefonit nga Drejtoritë Rajonale Tatimore. Gjithashtu, 9,812 tatimpagues kanë marrë përgjigje përmes platformës elektronike e-Filing. Shërbimi Tatimor, njofton se 1,502 tatimpagues janë asistuar përmes thirrjeve hyrëse në qendrën e thirrjeve.

Për të siguruar që bizneset dhe individët të jenë të informuar dhe të përmbushin saktë detyrimet e tyre tatimore sipas ligjit të ri, DPT ka publikuar në faqen e saj zyrtare legjislacionin përkatës, përfshirë ligjin Nr. 29/2023 “Për Tatimin mbi të Ardhurat” dhe aktet nënligjore të lidhura me të. Këto dokumente janë të disponueshme për t’u shkarkuar dhe studiuar nga çdo tatimpagues.

Shërbimi tatimor, sqaron mbi 21 mijë tatimpagues për ndryshimet

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat