Shërbimi Informativ i Shtetit, ndryshon ligji: Mbledh informacion për kërcënimet ndaj sigurisë ekonomike

Këshilli I Ministrave ka miratuar ndryshimet në ligjin “Për Shërbimin Informativ Kombëtar” dhe i ka kaluar ata për miratim në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo që bie në sy në projektligjin përkatës është se përveç përditësimeve të emrit nga “Shërbimi Informativ Kombëtar” në “Shërbimin Informativ i Shtetit”, në nenin 2 zgjerohen detyrat për të mbledhur informacion dhe pjesë bëhet edhe siguria ekonomike, siguria kibernetike dhe kërcënimet ndaj infrastrukturës kritike.
Projektligj i miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 20 Maj 2026:
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8391, DATË 28.10.1998, “PËR SHËRBIMIN INFORMATIV KOMBËTAR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.8391 datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
1. Titulli i ligjit ndryshohet dhe zëvendësohet me “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”.
2. Kudo në përmbajtje të ligjit bëhen këto ndryshime;
a) Emërtimi “Shërbimi Informativ Kombëtar” zëvendësohet me “Shërbimi Informativ i Shtetit”;
b) Shkurtimi “SHIK” zëvendësohet me “SHISH”;
c) Emërtimi “Nënkomisionit të Përhershëm Parlamentar” zëvendësohet me fjalët “… komisionit përgjegjës për sigurinë …”;
ç) Fjalët “… sigurimit kombëtar …” zëvendësohen me “… sigurisë kombëtare …”;
d) Fjalët “… sigurimin kombëtar …” zëvendësohen me “… sigurinë kombëtare …”.
Neni 2
Në paragrafin e parë, të nenit 3, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
1. Tri nënndarjet e para ndryshohen, si më poshtë vijon:
“- Mbledh informacion brenda dhe jashtë vendit në funksion të sigurisë kombëtare, sigurisë kolektive dhe sfidave globale.
– Mbledh informacion për kërcënimet që vijnë nga aktiviteti i shërbimeve të inteligjencës së huaj, në të gjitha format që shprehet dhe shfaqet, në funksion të ruajtjes së integritetit, pavarësisë dhe rendit kushtetues.
– Mbledh informacion për terrorizmin dhe ekstremizmin, krimet kundër mjedisit, prodhimin dhe përhapjen e armëve të dëmtimit në masë, si dhe për stabilitetin e brendshëm dhe rajonal.”.
2. Pas nënndarjes së tretë shtohen dy nënndarje, me këtë përmbajtje:
“- Mbledh informacion për kërcënimet ndaj sigurisë ekonomike, kërcënimet kibernetike dhe kërcënimet hibride, me impakt në mjedisin e sigurisë së vendit.
– Mbledh informacion për kërcënimet ndaj infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të Republikës së Shqipërisë.”.
Neni 3
Në nenin 5 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Nënndarja e fundit, e paragrafit të tretë, shfuqizohet.
2. Në fund të nenit shtohen dy paragrafë, me këtë përmbajtje:
“Drejtori dhe Zëvendësdrejtori i SHISH-it përfitojnë pagë bazë, shtesë për vjetërsi dhe shtesë për natyrë të veçantë pune. Trajtimi financiar i tyre përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
Drejtori dhe Zëvendësdrejtori trajtohen nga legjislacioni për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit.”.
Neni 4
Në paragrafin e fundit, të nenit 6, dhe në paragrafin parë, të nenit 7, fjala “Popullor”, hiqet.
Neni 5
Në nenin 10 bëhen shtesat e mëposhtme:
1. Në fund të paragrafit të parë, pas fjalëve “… të personelit …” shtohen “…, si dhe nga detyrimet që rrjedhin nga ligji për të drejtën e informimit.”.
2. Pas paragrafit të parë shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:
“Punonjësit e SHISH-it përjashtohen nga detyrimi për deklarimin e të ardhurave të përftuara nga paga, si dhe deklarimin e kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë. Kontrolli vjetor i tyre kryhet nga struktura e posaçme në Shërbimin Informativ të Shtetit, sipas procedurave të përcaktuara me akt të brendshëm të drejtorit të SHISH-it.”.
Neni 6
Në fund të nenit 13 shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:
“SHISH-i ka të drejtë për akses në bazat e të dhënave shtetërore, i cili është i kufizuar sipas funksionit ligjor dhe rregullohet me marrëveshje ndërinstitucionale.”.
Neni 7
Nxjerrja e akteve nënligjore
Ngarkohen Këshilli i Ministrave dhe drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit që, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të miratojnë aktet nënligjore në zbatim të tij.
Neni 8
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
NIKO PELESHI
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8391, DATË 28.10.1998, “PËR SHËRBIMIN INFORMATIV KOMBËTAR”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ALBANA KOÇIU
Mbledhja e Qeverisë, publikohen vendimet dhe projektligjet që ministrat miratuan sot
Agjencia për Media dhe Informim ka publikuar vendimet dhe projektligjet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë, datë 20 maj 2026. Ata......
Presidenti Begaj vizitë në Bratislavë: Të thellojmë bashkëpunimin në energji, turizëm dhe bujqësi
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Sllovaki me ftesë të homologut të tij, Peter Pellegrini. Gjatë takimit......
Çmim i karburanteve, Bordi i Transparencës: Nafta 202 lekë për litër, benzina 188 lekë për litër
Bordi i Transparencës ka ndërhyrë përsëri në caktimin e çmimit të karburanteve. Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot pasdite, datë 20 maj ora 18:20. Tregtimi i......
Shqipëria më e lirë se Europa, por çmimet vijojnë rritjen/ Inflacioni arrin 2.8% në Prill, tensionet globale shtojnë presionin
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat inflacionin sipas metodologjisë së Eurostat, regjistroi në muajin Prill 2026 një normë prej 2.8% në......
Rama në Seul: Ishim Koreja e Veriut e Evropës - Sot vendi po ecën në rrugën drejt Bashkimit Evropian
Shqipëria ishte Koreja e Veriut e Evropës, ndërsa tani po ecën drejt rrugës së Bashkimit Evropian”, sipas kryeministrit Edi Rama i cili mori pjesë në......
Inspektoriati i Punës, kontrolle në kantieret e strukturave turistike - Muçaj: Përvec ndërtimit, sektori i turizmit do të ketë mbi 2000 inspektime
Siguria në punë po kthehet në një nga prioritetet kryesore të Inspektoriatit Shtetëror të Punës, veçanërisht në prag të sezonit turistik, kur intensiteti i......
Plani i Rritjes për vendet e Ballkanit perëndimor/ BE miraton 49 milionë euro fonde për Shqipërinë!
Komisioni Evropian (KE) ua ka ndarë në total 158.9 milionë euro nga ndihma financiare e Planit të Rritjes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi të......
“Smart City” në shkolla/ Lamallari: Projekti pritet të nisë brenda vitit të ri arsimor
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, deklaroi sot se siguria në shkolla mbetet prioritet absolut i qeverisë shqiptare dhe një detyrë personale për të dhe......


