Shqipëria Postuar më 12 Dhjetor 2025, 10:22

Shërbimet kadastrale, tashmë me pagesë online - Procedurat e pronësisë bëhen më të shpejta

Nga Ernilda Luzi

Shërbimet kadastrale, tashmë me pagesë online - Procedurat e

Qytetarët tashmë kanë mundësi të aplikojnë dhe të kryejnë pagesat për një sërë shërbimesh të Kadastrës në mënyrë plotësisht elektronike, përmes portalit shtetëror  e-Albania. Sipas njoftimit zyrtar të Kadastrës, në total 74 shërbime kadastrale mund të paguhen online duke përdorur çdo lloj karte bankare, qoftë ajo kartë krediti apo debiti, pavarësisht vendndodhjes së përdoruesit.

Sipas njoftimit, për pagesat me kartë zbatohet një komision që aplikohet dhe mblidhet nga lëshuesi i kartës.

Kadastra bën të ditur se gama e shërbimeve është e gjerë dhe përfshin: lëshimin e certifikatave të pronësisë, vërtetimeve dhe kartelave të pasurisë, kryerjen e regjistrimeve fillestare të pronës, procedurat për aktet e trashëgimisë, si dhe rivlerësimet apo saktësimet e kufijve të pasurive.

Procesi i pagesës online është i thjeshtë dhe i shpejtë. Qytetari zgjedh shërbimin përkatës në platformën e-Albania, klikon opsionin “paguaj online”, dhe më pas ndjek hapat e udhëzimet që shfaqen automatikisht në sistem. Pagesa konfirmohet menjëherë dhe aplikimi nis të trajtohet pa vonesa e pa nevojën e paraqitjes fizike në sportelet e institucionit.

Ky proces synon të rrisë cilësinë e shërbimeve publike, të ulë kohën e pritjes dhe të lehtësojë aksesin e qytetarëve në dokumentacionin kadastral, duke e bërë administratën më efikase, transparente, të shpejtë dhe më afër qytetarëve, si dhe të aksesueshme për këdo.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat