Shërbime dentare me preparate të skaduara/ Arrestohen në Tiranë administratori i klinikës dentare dhe një stomatolog
Zbulohet një klinikë dentare në mes të kryeqytetit që kryente shërbime duke përdorur preparate të skaduara.
Në kuadër të planit të masave për kontrollet në klinika dentare, me qëllim sigurinë e pacientëve që marrin shërbim në këto subjekte, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare, në bashkëpunim me efektivë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Siguria Dentare”.
Në Rrugën e Kavajës, në ambientet e subjektit me administrator shtetasin E. Z., që ofronte shërbime dhe punime stomatologjike dhe laboratorike si: terapi, ortodoncë, kirurgji, ura porcelani, proteza, implante dhe riparime të aparaturave dentare, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, një sërë preparatesh dhe materialesh dentare të skaduara.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë administratori i subjektit, shtetasi E. Z., 40 vjeç, dhe shtetasi K. M., 26 vjeç, të dy stomatologë në klinikë.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 12 punonjës në këtë klinikë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Bizneset nuk “ngopen” me kredi/ BSH: Numër i lartë aplikimesh në tremujorin e dytë. Si u përgjigjën bankat?
Bizneset kanë kërkuar më shumë kredi nga bankat në tremujorin e dytë, por këto të fundit nuk u janë përgjigjur gjithnjë me “po” aplikimeve të tyre. Sipas......

OSHEE miraton lehtësi për borxhet e energjisë/ Këste të ulëta dhe reduktim deri në 100% të kamatvonesave
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka miratuar skema të reja lehtësuese për pagesën me këste të detyrimeve të prapambetura nga faturat e......

Vijon aksioni për sigurinë ushqimore dhe tregun e formalizuar/ Në 9 ditë janë bllokuar 63 ton produkte pa faturë
Aksioni kombëtar për formalizimin e sektorit bujqësor dhe forcimin e sigurisë ushqimore po vijon në disa qarqe të vendit. Strukturat shtetërore po......

Makinat europiane, në pritje drejt SHBA/ Mbizotëron frika e tarifave të reja nga 1 gushti
Porti i Antwerp-Bruges në Belgjikë po përballet me mijëra makina, furgonë, kamionë dhe traktorë në pritje, ndërsa eksportet e automjeteve me destinacion......

Tarifat trondisin kozmetikën franceze/ Një në 5 parfume të shitura jashtë vendit blihen nga amerikanët
Kërcënimet e SHBA-së për një tarifë prej 30 përqind mbi importet nga Bashkimi Evropian e kanë lënë industrinë e bukurisë në Francë të tronditur, me dyshime......

Temperaturat e larta “shterojnë” energjinë/ KESH “nuk i ndahet” blerjeve. Rreth 43.6 mln euro në korrik
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka blerë sërish energji elektrike në tregun e lirë. Temperaturat e larta në këto ditë vere dhe mungesa e......

4.6 milionë euro grant perfomance për bashkitë/ Kriteret dhe përllogaritja, Cila është formula e shpërndarjes?
61 bashkitë në vend do të kenë mundësinë që të aplikojnë për Grantin e Bazuar në Performancë (GBP), i cili është vënë në dispozicion me qëllim që të nxisë......

Një nga depozitat më të mëdha të naftës në Evropë/ Zbulohet në Poloni. Përmban 22 mln ton naftë bruto dhe 5 mld metra kub gaz
Central European Petroleum (CEP) ka njoftuar zbulimin më të madh dhe një nga më të rëndësishëm të naftës konvencionale në Evropë në një dekadë, të vendosur......