“Shërbime bankare cilësore dhe transparente” - Guvernatori Sejko flet për sfidat e sektorit gjatë vitit 2026

Gjatë vitit të ardhshëm pritet një zgjerim i ofrimit të shërbimeve bankare cilësore dhe transparente. Sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, këto shërbime duhet të jenë të diversifikuara në mënyrë të drejtë dhe të mbështetura në kritere të përshtatshme të administrimit të rrezikut.
Gjatë fjalës së mbajtur në mbrëmjen e fundvitit të Shoqatës Shqiptare të Bankave, Guvernatori Sejko, u ndal tek disa drejtime kyçe për vitin e ardhshëm.
“Investimet në inovacion teknologjik dhe digjitalizim, paralelisht me vendosjen e standardeve më të larta të mbrojtjes kibernetike, janë të domosdoshme për të ruajtur një pozicion konkurrues të shëndetshëm të institucioneve tuaja;
Roli i bankave në mbështetjen e sektorit privat dhe në rritjen ekonomike të vendit mbetet i pazëvendësueshëm. Në këtë drejtim, është e rëndësishme që financimet të orientohen drejt sektorëve produktivë dhe me nivel të lartë të vlerës së shtuar, duke mbështetur më shumë bizneset e vogla dhe të mesme;
Në dy vitet e ardhshme, kuadri ligjor dhe nënligjor që rregullon veprimtarinë financiare dhe bankare do të përafrohet plotësisht me atë të Bashkimit Evropian, si kërkesë e kapitullit përkatës të integrimit evropian. Në këtë proces, është i domosdoshëm mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i industrisë bankare, në mënyrë që ndryshimet të adoptohen drejt dhe përfitimet të materializohen sa më shpejt.”
Guvernatori Sejko theksoi se, gjatë vitit të ardhshëm, sistemi financiar dhe sektori bankar do t’i nënshtrohen vlerësimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, në kuadër të FSAP 2026.
Ky vlerësim do të shërbejë si një certifikatë ndërkombëtare për cilësinë e kuadrit të përgjithshëm ligjor dhe nënligjor, praktikave të mbikëqyrjes dhe administrimit të rrezikut për veprimtarinë financiare, duke evidentuar njëkohësisht boshllëqet dhe orientuar drejt përmirësimeve të nevojshme.
Nga duhet të nisë përshtatja e bizneseve për në BE? - Zusi: Secili sipërmarrës duhet të bëj një “checklist” sa gati janë
Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian do të kërkojë një transformim të thellë të mënyrës se si funksionojnë bizneset, veçanërisht ato prodhuese dhe......
“Rritja e çmimeve, shqetësimi më i madh i shqiptarëve”/ Barometri i Ballkanit rendit problemet më të rëndësishme me të cilat përballet ekonomia
Barometri i Ballkanit ka realizuar një anketë në lidhje me problemet që qytetarët ndjejnë në lidhje me situatën ekonomike në të gjithë vendet e rajonit.......
Janar-Nëntor, rritje me mbi 82% e automjeteve elektrike - DPSHTRR: Makinat green, gjithnjë e më të pranishme në qarkullim
Mjetet green vijojnë të rrisin dominimin e tyre në rrugët e Shqipërisë. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se flota e......
Trump vlerëson arritjet e administratës - Presidenti fajëson Biden për rritjen e kostos së jetesës në SHBA
Në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump vlerësoi arritjet e tij dhe fajësoi paraardhësin demokrat për rritjen e fortë të çmimeve......
Qeveria ndryshon strategjinë për borxhin - Rrit peshën e financimit të brendshëm. 3 eurobonde të reja emetohen deri në 2030-ën
Ministria e Financave ka miratuar Strategjinë Afatmesme të Menaxhimit të Borxhit për periudhën 2026–2030, e cila parashikon një orientim më të theksuar drejt......
Rama: Hapja e të gjithë kapitujve është për ne inkurajim
Gjatë një komunikimi me qytetarët në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ndër të tjera ka vlerësuar samitin e mbrëshëm BE-Ballkani Perëndimor të......
Spanja, plan kundër valëve të nxehtësisë - Ndërtesat publike do të përdoren si strehë klimatike gjatë verës
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, njoftoi një plan për krijimin e një rrjeti strehësh klimatike. Shumë ndërtesa shtetërore do të vihen në dispozicion të......
Kursi i këmbimit/ Forcohet sërish Franga. Dollari humbet pikë!
Dollari amerikan pas një rritjeje të lehtë që regjistroi ditën e djeshme ka pësuar një zbritje të kuotës mëngjesin e sotëm duke u blerë me 81.6 lekë dhe duke......





