Shqipëria Postuar më 21 Shkurt 2026, 12:53

“Shëndet cilësor dhe të barabartë për çdo qytetar” - Ministrja Sala, marrëveshje me Organizatën Botërore të Shëndetësisë

Nga Fabjona Pasho

“Shëndet cilësor dhe të barabartë për çdo

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, nënshkroi një marrëveshja dyvjeçare bashkëpunimi me Drejtorin Rajonal për Europën të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge.

Marrëveshja synon mbështetjen e Shqipërisë në garantimin e aksesit universal në kujdes shëndetësor cilësor dhe të përballueshëm, forcimin e kapaciteteve për emergjencat shëndetësore dhe promovimin e komuniteteve të shëndetshme.

Gjithashtu, ministrja Sala, prezantoi vizionin e qeverisë shqiptare për zhvillimin e një sistemi shëndetësor modern, të qëndrueshëm dhe plotësisht të harmonizuar me standardet evropiane.

“Prezantova vizionin e qeverisë Shqiptare për një sistem shëndetësor modern, të qëndrueshëm, dhe plotësisht të harmonizuar me standardet europiane. Kënaqësi takimi me drejtorin e zyrës europiane të OBSH, me të cilin firmosëm marrëveshjen 2-vjeçare të bashkëpunimit, që synon mbështejten ndaj vendit tonë, në garantimin e aksesit universal në kudjes shëndetësor, cilësor dhe të përballueshëm, si dhe formcimin ndaj emergjencave shëndetësore.”

Ndër të tjera, ministrja Sala u ndal edhe te prioritetet kyçe të reformave në shëndetësi, si ristrukturimi i shërbimit spitalor, reforma në shërbimin e onkologjisë, integrimi i IA në shëndetësi. Ndërsa Shqipëria propozoi pranë OBSH-së edhe një nismë europiane për parandalimin dhe adresimin e dhunës digjitale ndaj grave dhe vajzave.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat