Shqipëria Postuar më 24 Janar 2025, 13:14

“Sheba Medical Center”, partner strategjik i QSUNT - Spitali Onkologjik do të transformohet në një shërbim nga më bashkëkohorët

Nga Ledina Elezi

“Sheba Medical Center”, partner strategjik i QSUNT - Spitali

Spitali Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të transformohet në një shërbim nga më bashkëkohorët, duke çelur një kapitull të ri progresi për shërbimin publik spitalor falë bashkëpunimit me “Sheba Medical Center” të Izraelit, një nga ekselencat botërore të mjekësisë që nga sot është zyrtarisht partneri strategjik i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUNT).

Sipas kryeministrit Edi Rama, ky bashkëpunim synon forcimin e kapaciteteve të shërbimit onkologjik, rritjen e standardeve dhe ofrimin e zgjidhjeve moderne për shëndetin e qytetarëve.

“Ky nuk është një partneritet formal, nuk është as një shkëmbim rastësor ose sporadik eksperience, por është një aleancë strategjike, e bazuar në mirëkuptimin se krah për krah me lidershipin e spitalit Sheba, krah për krah me mjekët e spitalit Sheba, ne do të arrijmë të krijojmë një sinergji që do ta bëjë në këtë periudhë disa vjeçare që kemi përpara, Qendrën spitalore Universitare 2030 një shëmbëlltyrë  ekselence për Shqipërinë dhe gjithë rajonin.” – u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij, Kryeministri Rama.

Spitali prestigjioz i Izraelit është i rankuar i nënti në klasifikimin e  përgjithshëm të spitaleve të të gjithë botës.

Paralelisht me asistencën e drejtpërdrejtë në terren, se kjo është shumë e rëndësishëm, këtu nuk jemi në kushtet që miqtë nga Izraeli do të na bëjnë një strategji në letër dhe do na lënë ta zbatojmë. Këtu jemi në kushtet kur bashkërisht përditë, hap pas hapi do të zbatojmë një strategji të ngritjes së qendrës në një nivel tjetër.

Dhe çfarë do të ndodhë do të jetë që në jetën e përditshme të spitalit, duke filluar nga spitali Onkologjik do të ketë një sinergji të vazhdueshme. Ministrja përmendi disa gjëra, por ajo që është më kryesorja është që sot falë dhe teknologjisë procesi i ndërveprimit, procesi i bashkëpunimit, procesi i konsultimit në aspektin menaxherial dhe në asketin mjekësor do të jetë në kohë reale.

Sipas kryeministrit, ambicia nga ky partneritet është që në radhë të parë Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza të ngrejë në standarde europiane dhe në praktika më të mira ndërkombëtare nivelin e menaxhimit.

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat