SHBA përfshihet në ringjalljen e gazsjellësit IAP - Projekti lidh Kroacinë me Shqipërinë, mundësi edhe për LNG amerikan

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfshihen në ringjalljen e gazsjellësit Adriatiko-Jonian, një projekt energjetik që nis në Fier dhe, përmes Malit të Zi, shkon drejt Kroacisë. Zhvillimi vjen pas marrëveshjes ndërqeveritare për projekte strategjike, të nënshkruar mes SHBA-së dhe Malit të Zi më 24 korrik 2026 në Uashington, ndërsa dokumentet e publikuara nga pala amerikane përfshijnë edhe segmentin malazez të gazsjellësit IAP.
Sipas dokumentit të datës 6 gusht 2026, projekti parashikon rreth 94 km të gazsjellësit në territorin e Malit të Zi, si pjesë e një korridori më të gjerë që lidh Shqipërinë me Kroacinë. Përfshirja në kuadrin e ri të bashkëpunimit me SHBA-në i jep një shtysë të re një projekti që diskutohet prej vitesh, por që ende nuk është materializuar në terren.
IAP është projektuar si një gazsjellës me rrjedhje në të dy drejtimet. Fillimisht ai u konceptua kryesisht për të transportuar drejt veriut gazin që mbërrin në Shqipëri përmes Gazsjellësit Trans-Adriatik, por marwveshja e re hap potencialisht rrugë furnizimi edhe për gazin natyror të lëngshëm amerikan që mbërrin në terminalin LNG të Krk-ut në Kroaci.
IAP është konceptuar për të lidhur sistemin kroat të transmetimit të gazit me Gazsjellësin Trans-Adriatik në Fier. Tubacioni nga Kroacia deri në Shqipëri shtrihet në mbi 500 km, duke kaluar përmes Malit të Zi, ndërsa Bosnjë-Hercegovina do të lidhet gjithashtu me këtë korridor.
Seksioni shqiptar është projektuar me një gjatësi prej rreth 170.3 km dhe sipas dokumentacionit të hartuar më herët për Vlerësimin e Ndikimit Mjedisor dhe Social, gjurma kalon në 12 bashki. Tubacioni nis në afërsi të fshatit Seman, ndërsa pika e lidhjes me Malin e Zi është në lumin Buna.
Filtër i ri për monumentet - Ngrihet Komisioni Shtetëror i Artit në Hapësirat Publike
Monumente, buste, memoriale, skulptura, apo vepra të tjera arti nuk do të mund të vendosen në hapësirat publike vetëm me miratimet vendore. Çdo projekt i......
Një në dy të huaj qëndron në Shqipëri për punë/ Nga 7 mijë në 17 mijë në pesë vite, punësimi dominon lejet e qëndrimit
Shqipëria po shndërrohet gradualisht në një treg gjithnjë e më tërheqës pune për të huajt, teksa numri i atyre që zgjedhin të qëndrojnë në vend për arsye......
Sa prona ishin aktive në korrik për Air Bnb? Vlora vijon të ketë numrin më të lartë dhe fluksin më të madh
Tregu i qirave afatshkurtra vijon të përjetojë kulmin gjatë sezonit turistik veror, me mijëra prona që presin çdo ditë turistë shqiptarë dhe të huaj. Të......
31 vatra zjarri në vetëm 24 orë/ MM: 3 ende aktive, ja zonat ku vijon operacioni
Situata e zjarreve në vend paraqitet më e qetë, ndërsa nga 31 vatra të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, 3 vijojnë të jenë aktive dhe 6 të tjera mbahen......
Si mund të fuqizohen bashkitë e vogla? - Raporti/ Paketë fiskale e diferencuar dhe rishikim i transfertës së pakushtëzuar
Shumë bashki në vend ndodhen në kushtet e pafuqisë financiare për të ofruar shërbimet e duhura për shkak se nuk arrijnë të mbledhin të ardhura dhe të......
Kadastra sqaron qytetarët: Ja dokumentet që duhen për regjistrimin e tokës me AMTP
Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) ka informuar qytetarët mbi dokumentet që duhet të disponojnë për regjistrimin e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi......
Luhatje në tregun valutor – Vijon paqëndrueshmëria për monedhat kryesore
Dollari amerikan edhe pse ka pasur një rritje të lehtë të kuotës në raport me dje vijon të pozicionohet dobët përballë monedhës vendase duke u blerë këtë......
BE riformaton zgjerimin: Integrim gradual dhe rregulla më të forta për anëtarët e rinj
Bashkimi Evropian po shqyrton një qasje të re për zgjerimin, me synim përshpejtimin e integrimit të vendeve kandidate dhe shmangien e bllokimeve që kanë......

