Shqipëria Postuar më 15 Janar 2026, 10:40

“SHBA nuk ka bllokuar lëvizjet dhe udhëtimin e shqiptarëve”- Ministrja Spiropali: Ka ndryshuar politika e imigracionit për lejet e qëndrimit

Nga Ernilda Luzi

“SHBA nuk ka bllokuar lëvizjet dhe udhëtimin e

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka deklaruar se “vendimi i fundit i SHBA-ve nuk ka bllokuar lëvizjen dhe udhëtimin e qytetarëve shqiptarë drejt SHBA-ve. Kurrsesi! Nuk janë bllokuar as vizat për qëllime turistike, studentët, biznesi, vizita te familjarët apo evente të lidhura me punën.

Askush nuk ndalohet të udhëtojë dhe të vizitojë si turist, student, qytetar apo edhe zyrtar, por rregullat e Qëndrimit në SHBA do të ndryshojnë në linjë me politikën e tyre të imigracionit.

Pra, nuk bëhet fjalë për një vendim që targeton Shqipërinë, por për një rishqyrtim lidhur me procesimin e vizave për qëllime imigrimi në SHBA për 75 vende, përfshirë 5 vende të Ballkanit Perëndimor. 

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se do të pezullohet përpunimi i vizave të imigracionit deri në rishikim zyrtar, dhe ky vendim vjen si pjesë e masave të administratës amerikane për të kufizuar abuzimet me avantazhet që ofron sistemi amerikan i migracionit”.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat