SHBA nis zbatimin e tarifës së re prej 10% - Të mërkurën hyjnë në fuqi tarifat më të larta, 11-50%
Doganat e Shteteve të Bashkuara kanë nisur mbledhjen e tarifës 10% të vendosur nga presidenti Donald Trump, ndaj të gjitha importeve të shumë shteteve, përfshirë Kosovën e Shqipërinë.
Ndërkaq, tarifat më të larta për mallrat nga 57 partnerët më të mëdhenj tregtarë të SHBA-së do të nisin që të zbatohen javën e ardhshme. Vendimi për tarifën fillestare bazë prej 10 për qind nisi së zbatuari në portet detare, aeroportet dhe magazinat doganore të SHBA-së në orën 12:01 të mëngjesit.
Të mërkurën do të hyjnë në fuqi tarifat më të larta reciproke të Trumpit që variojnë nga 11-50%. Importet nga Bashkimi Evropian do të goditen me një tarifë prej 20%, ndërkaq mallrat kineze me një tarifë prej 34%, duke e çuar në total në 54% tarifën e re për Kinën.
Kanadaja dhe Meksika janë përjashtuar nga tarifat më të fundit të Trumpit, pasi ato janë ende subjekt i një tarife prej 25%, që u vendos lidhur me krizën e fentanilit në SHBA. Trump ka përjashtuar nga tarifat e reja, mallrat që janë subjekt i tarifave të veçanta prej 25% për arsye të sigurisë kombëtare. Këtu hyjnë çeliku dhe alumini, makinat, kamionët dhe pjesët për automjete.
Administrata amerikane publikoi gjithashtu një listë me mbi 1.000 kategori produktesh që janë përjashtuar nga tarifat e reja. Këtu përfshihen nafta e papërpunuar, produktet e naftës dhe importe të tjera të energjisë, barnat farmaceutike, uraniumi, titani, lëndë drusore etj.

Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas/ Balluku: Nis ndërtimi i godinave të reja të stacioneve!
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njoftoi sot në mediat sociale se tashmë çdo gjë është gati për......

Azia Qendrore e etur për të bashkëpunuar me BE-në "si një bllok" i vetëm!
Dy mesazhe kryesore rezonuan në të gjitha fjalimet e liderëve të Azisë Qendrore në samitin e parë të BE-CA në Samarkand, Uzbekistan. Njëra ishte se ata......

Të rinjtë më afër në politikbërje - Muzhaqi: Ky është mision i plotësuar për rininë
Nxitja e rinisë në vendimmarrje dhe politikëbërje ishte synimi kryesor i aktivitetit të organizuar nga Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, në......

Tarifat mbi mallrat shqiptare - Berisha: Do heqim barrierat me SHBA, do mbushim tregjet botërore
Në një kohë kur tarifat 10 % të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mallrat shqiptare që eksportohen, kanë hyrë në fuqi, Kryetari i Partisë......

Tregjet e aksioneve europiane dhe amerikane vazhdojnë ‘pikiatën’ pas tarifave globale të Trump!
Tregjet e aksioneve në mbarë botën po ecin edhe më poshtë të premten, pasi Kina përputhej me rritjen e madhe të tarifave të presidentit amerikan Donald Trump......

Korridori VIII, miratohet kontrata financiare me BEI - Këshilli i Ministrave, miraton edhe marrëveshjen e grantit
Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, është miratuar në parim, kontrata financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për......

Rreth 2.2 mld lekë për sigurimin e makinës - AMF: 12% më shumë prime në dy muajt e parë të vitit
Gjatë dy muajve të parë të vitit, shqiptarët kanë paguar 2.2 miliardë lekë për sigurimin e makinës. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes......

Çfarë është “Karta Blu” për të huajt që duan punë? - Aplikimi përmes e-Albania edhe për punonjës sezonalë
Qeveria ka propozuar lehtësira për të huajt që dëshirojnë të punësohen në Shqipëri. Dokumenti parashikon dhënien e kartës blu për profesionistët, por jnë......