Shqipëria Postuar më 14 Korrik 2026, 14:40

Shalsi: Platforma e donacioneve në QSUT garanton transparencën, nevojat janë plotësuar

Nga SCAN TV

Shalsi: Platforma e donacioneve në QSUT garanton transparencën,

Nënkryetari i Komisionit për Shëndetësinë, Eduart Shalsi, sqaroi se publikimi i nevojave për pajisje në platformën e donacioneve të QSUT është një procedurë e rregullt dhe e detyrueshme me ligj, që synon të garantojë transparencën dhe administrimin e përgjegjshëm të pasurisë publike.

Sipas tij, identifikimi i nevojave kalon në një proces institucional mes QSUT-së dhe Drejtorisë së Përgjithshme, përmes Drejtorisë së Inxhinierisë Klinike. Shalsi theksoi se njoftimi është publikuar që në muajin shkurt dhe se, aktualisht, të gjitha nevojat e listuara janë plotësuar. Ai sqaroi gjithashtu se pajisjet e shpallura mund të sigurohen përmes procedurave të prokurimit ose të hiqen nga lista në rast se ofrohen si donacion.

“Identifikimi i nevojave kalon nëpër disa procese dhe ka një korrespondencë midis QSUT-së dhe Drejtorisë së Përgjithshme, përmes Drejtorisë së Inxhinierisë Klinike, pra pjesë e procesit janë nevojat të cilat për shkak të transparencës, për shkak të drejtës së informimit, për shkak të përgjegjësisë së administrimit të pasurisë publike duhet të publikohen. Është një procedurë që ka qenë atje, është vendosur njoftimi në shkurt, bëhet në mënyrë të rregullt.

Sot që flasim të gjitha ato nevoja janë plotësuar, sepse nëse do të konsultoheshit me specialistë të mirëfilltë do të kuptoni një shpallen pastaj mund të prokurohen. Nëse dikush ofron, hiqet nga prokurimi. Kjo është një platformë që po mund ta diskutojmë a funksionon 100%, a mund të përmirësohet më mirë. Ky duhet të jetë niveli i debatit që duhet të bëjmë nëse jemi realisht të shqetësuar se çfarë mund të përmirësohet në sistemin shëndetësor” u shpreh Shalsi.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat