Shqipëria Postuar më 21 Janar 2026, 14:50

Sfidat për integrimin e tregut energjetik - Nga të drejtat e konsumatorëve, te varfëria energjetike. Masat që nevojiten

Nga Ola Mitre

Sfidat për integrimin e tregut energjetik - Nga të drejtat e

Vendi ynë duhet të ndërmarrë një sërë hapash për integrimin në tregun energjetik evropian, duke nisur nga të drejtat e konsumatorëve, varfëria energjetike apo çmimi për karbonin e emetuar. Gjatë Forumit Kombëtar të Energjisë, të organizuar nga Co-PLAN, Arben Kllokoqi drejtues i Grupit të Punës për Mbështetjen Rregullatore, pranë Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë renditi disa prej pikave kryesore në këtë drejtim.

Diskutimet në forum u fokusuan edhe të rëndësia e eficiencës së energjisë, krijimi i komuniteteve të energjisë apo diversifikimi i burimeve të prodhimit, për të shkuar drejt sigurisë energjetike, por duke mbrojtur mjedisin dhe nevojat e komuniteteve lokale.

“Në vitet e fundit, Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në nivel politikash dhe legjislacioni. Miratimi i Ligjit për Ndryshimet Klimatike, si dhe rishikimi i Planit Kombëtar për Energjinë dhe Klimën, janë zhvillime thelbësore që na afrojnë me kornizën evropiane. Megjithatë, hendeku mes dokumenteve ligjore dhe zbatimit mbetet ende i madh. Vendi ynë vazhdon të jetë i varur në mbi 95% nga hidroenergjia. Kjo varësi e bën sistemin energjetik tepër të brishtë, ku çdo krizë hidrike kthehet në krizë energjetike dhe financiare. Komunitetet energjetike ende nuk kanë një kuadër ligjor funksional, ndërsa konsumatorët dhe prodhuesit përballen me procedura të ndërlikuara. Ka një nevojë urgjente për modernizim të rrjetit dhe investime serioze në kapacitetet e tij për të integruar energjinë diellore dhe të erës. Po aq i rëndësishëm është integrimi i planifikimit klimatik dhe energjetik në nivel lokal, sepse tranzicioni i gjelbër nuk zbatohet vetëm në ministri, por në bashki”, - tha Anila Bejko, Drejtore Ekzekutive e Co-PLAN.

Gjatë formumit u theksua se Tranzicioni energjetik po hyn në një fazë vendimtare dhe që të konsiderohet i suksesshëm, duhet të jetë i drejtë, i kuptueshëm dhe i përbashkët.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat