Sfidat e varfërisë energjetike - Raporti i Komunitetit të Energjisë kërkon rritjen e investimeve në izolimin e ndërtesave

Një raport mbi varfërinë energjetike, i përgatitur nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë kërkon rritjen e investimeve në eficiencën e energjisë, veçanërisht në sektorin e banesave, ku humbjet nga mungesa e izolimit dhe pajisjet e vjetra janë ndër më të lartat në rajon.
Sipas raportit, Shqipëria aktualisht nuk ka një përkufizim zyrtar dhe sistem monitorimi për varfërinë energjetike, ndërsa politikat ekzistuese kufizohen vetëm në skemat e kompensimit financiar për familjet në nevojë. Por, sipas raportit kjo qasje është e pamjaftueshme dhe nuk trajton problemet, që lidhen me gjendjen e amortizuar të ndërtesave, mungesën e izolimit termik dhe pajisjeve joeficiente që rrisin ndjeshëm faturat e energjisë.
Raporti vë në dukje se Shqipëria po përgatit një Strategji të Rinovimit të Ndërtesave, e cila parashikon investime mbi 24 mld euro deri në vitin 2050 dhe një fokus të veçantë te familjet me të ardhura të ulëta.
Por ndërkohë që planet janë ambicioze, raporti thekson se në vendin tonë mungon një Fond Kombëtar për Eficiencën e Energjisë, çka e kufizon ndjeshëm ritmin e investimeve. Financimi aktual vjen kryesisht nga buxheti i shtetit dhe donatorët, si dhe nga skemat e BERZH-it, të cilat u ofrojnë qytetarëve kredi për izolim, panele diellore dhe përmirësime në ngrohje.
Dokumenti sugjeron se vendi duhet të krijojë mekanizma të dedikuar për të financuar rikonstruksionin e banesave të amortizuara, të cilat përbëjnë shumicën e stokut rezidencial dhe janë burim kryesor i faturave të larta të energjisë.
“Pensionet, reformë urgjente” - BB: Deri në 2060, 34% e shqiptarëve parashikohet të jenë mbi moshën e pensionit
Banka Botërore rekomandon qeverinë shqiptare të ndërmarrë një sërë reformash të fokusuara në mbrojtjen sociale, edukimin dhe të rishikojë në mënyrë urgjente......
“Tarifat roaming me BE marrin fund në 2026-ën” - Rama dhe Kos, në tryezën e përbashkët për Ballkanin Perëndimor
Tarifat roaming me Bashkimin Europian do të marrin fund në 2026. Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, në tryezën e përbashkët me komisioneren për......
Kontabilistët, rol thelbësor në integrimin në BE - 25-vjetori i IKM/ Digjitalizimi dhe konkurrenca, sfidat e reja të sektorit
Profesioni i kontabilistit në vend përballet me sfida të reja siç është digjitalizimi, inteligjenca artificiale dhe konkurrenca. Në konferencën e 25-vjetorit......
Mali i Zi synon të reduktojë deficitin buxhetor - Qeveria miraton projektbuxhetin. 1.1 miliardë euro investime kapitale në 3 vjet
Qeveria e Malit të Zi ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2026, duke synuar një deficit prej 278 milion eurosh, që përkon me 3.2% të PBB-së, më i ulët se......
“Eficienca e energjisë, në krye” - Ligji i ri vendos godinat publike në qendër, të ulin çdo vit konsumin me 1%
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin “Për eficiencën e energjisë”, një nismë që synon të ndryshojë mënyrën......
Sa të mitur shqiptarë morën leje qëndrimi në Europë? Në total u dhanë 147 mijë leje, shqiptarët përbëjnë 13% të totalit
Të dhënat më të fundit të Eurostat për vitin 2024 tregojnë se Shqipëria vijon të jetë një nga vendet kryesore të origjinës së të miturve që marrin leje të......
Trump heq tarifat 40% për produktet braziliane - Vendimi përfshin kafenë, mishin, kakaon dhe frutat
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, hoqi tarifat 40% mbi produktet ushqimore braziliane, duke përfshirë mishin, kafenë, kakaon dhe frutat. Masat ishin......
Turizmi dhe ndërtimi, “fituesit” e rinj të territorit/ Në një dekadë, pesha e bujqësisë në prodhimin kombëtar ka rënë ndjeshëm
Ekonomia duket se po orienton gjithnjë e më shumë aktivitetin drejt ndërtimit, tregtimit të pronave dhe turizmit. Të dhënat e Institutit të Statistikave......


