Sfidat e tregut të punës në Shqipëri - Më shumë inspektime e gjoba, por ende informalitet
1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, gjen Shqipërinë me sfida të shumta në tregun e punës, por gjithashtu edhe me përpjekje për përmirësim të kushteve dhe mbikëqyrjes së marrëdhënieve të punës.
Por referuar raportit të fundit të Inspektoriatit Shtetëror të Punës, gjatë vitit 2024 u kryen mbi 190 mijë inspektime në gati 10 mijë subjekte, me një rritje të ndjeshme të kontrolleve në ndërmarrje të reja, që përbëjnë 22% të totalit.
Kjo falë bashkëpunimit më të mirë me institucionet si Drejtoria e Tatimeve dhe QKB-ja, si dhe një planifikimi mbi bazë risku.
Fokus i veçantë i inspektimeve ishin të rinjtë nën 18 vjeç, punëtorët e huaj, personat me aftësi ndryshe dhe gratë shtatzëna. Ndërkohë, informaliteti vijon të mbetet një sfidë.
Vetëm në vitin 2024, janë identifikuar 2600 punonjës informalë – një rritje me 32% krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa mbi 3900 persona rezultuan pa kontratë pune, 58% më shumë se në vitin 2023.
Sa i përket sigurisë në punë, janë regjistruar 177 aksidente, përfshirë 33 me pasoja fatale, shifra që mbeten të qëndrueshme krahasuar me vitet e kaluara. Për shkelje të rënda ose të përsëritura, janë vendosur 210 gjoba, me një vlerë totale mbi 53 milionë lekë – një rritje me 42% në numër dhe 25% në vlerë.
Një nga arritjet më të rëndësishme të këtij viti është pilotimi i sistemit inteligjent MIRA – Matrica e Inteligjencës dhe Analizës së Riskut – që synon modernizimin e inspektimit të punës në Shqipëri, me mbështetjen e ILO-së dhe Bashkimit Europian.
Sondazh

Zgjerimi i Kaskadës së Devollit - Studimi i fizibilitetit, shoqëria: Detajet e projektit për ujëmbledhës me stacion pompimi
Shoqëria “Devolli Hydropower” ka përfunduar studimin e fizibilitetit për ndërtimin e një ujëmbledhësi me stacion pompimi në pjesën e sipërme të lumit Devoll,......

“Në 100 ditët e para, jo pension nën 200 euro” - Kreu i PD, Sali Berisha, nga Librazhdi: Nxjerrim shqiptarët nga varfëria e skajshme
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Librazhdi deklaroi se me programin e aleancës PD-ASHM çdo pensionist, brenda 100 ditëve të para nuk do ketë......

Ukraina, SHBA nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet - Pakti përfshin burimet natyrore të Kievit, rindërtimin e vendit
Kievi dhe Uashingtoni kanë nënshkruar një marrëveshje të promovuar nga Presidenti amerikan Donald Trump, që do t'u japë Shteteve të Bashkuara akses......

Rritja e taksave të cigareve u shpëton jetën fëmijëve - Sipas studimit, masat mund të shmangin 281,000 vdekje në vit
Më shumë se një çerek milioni vdekjesh tek fëmijët nën moshën pesë vjeç mund të ishin shmangur në vendet me të ardhura të ulëta në një vit të vetëm, nëse ato......

Më shumë “liri” për shpenzimet e mbrojtjes -16 shtete të BE-së kërkojnë fleksibilitet për të forcuar ushtrinë
Më shumë se gjysma e vendeve në Bashkimin Evropian planifikojnë të aktivizojnë një klauzolë emergjence që u lejon atyre të bëjnë investime për mbrojtjen......

Sa biznese të reja u hapën në Shqipëri?- Kryeson tregtia me pakicë, rritje progresive në 4 vitet e fundit
Performanca pozitive e ekonomisë shqiptare përgjatë këtij vitit që lamë pas është reflektuar edhe në ndërmarrjen e iniciativave të reja private nga ana e......

Projekti më i madh në botë i shkrirjes bërthamore - Nisma e përbashkët e 30 shteteve synon prodhimin e energjisë së pastër
Shkencëtarët që po punojnë me projektin më të madh në botë të shkrirjes bërthamore kanë përfunduar sistemin kryesor të magneteve. Ky sistem do të furnizojë......

Titujt e qeverisë “humbasin” shkëlqimin?- AMF: Rreth 34.6% më pak transaksione në tregun primar gjatë tremujorit të parë
Më pak individë kanë shfaqur interes për të investuar në bono thesari dhe obligacione gjatë tre muajve të parë të 2025. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes......