Shqipëria Postuar më 21 Maj 2026, 14:19

Sfidat e sektorit mediatik - AMA mbledh në Tiranë Platformën Europiane të Rrjeteve Rregullatore

Nga Fabjona Pasho

Sfidat e sektorit mediatik - AMA mbledh në Tiranë Platformën

Platforma Europiane e Rrjeteve Rregullatore me pjesëmarrjen e 42 shteteve ka nisur punimet në Tiranë, nën kujdesin e Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Kryetarja e AMA, Armela Krasniqi paraqiti një panoramë të zhvillimeve kryesore në peizazhin audioviziv në Shqipëri, duke u fokusuar te roli rregullator i AMA-s, kuadri ligjor dhe përafrimi me standardet europiane.

Gjithashtu Krasniqi ka bërë një përmbledhje të shkurtër mbi aktivitetin kryesor gjatë 5 viteve të AMA-s me 550 vendime, mbi 60% e tyre me dakordësi unanime dhe me asnjë vendim të kontestuar nga shoqëria civile, industria dhe forcat politike.

"Gjatë 5 viteve janë marrë vendime për 38 gjoba për shkelje të përmbajtjes dhe 44 gjoba për pirateri televizive, me një vlerë totale mbi 80 milionë lekë", ka thënë Krasniqi, duke shtuar se nga 49 procese gjyqësore të përfunduar në Gjykatën e Shkallës së parë, 80% janë fituar nga AMA. Platformat online nuk monitorohen nga institucioni. Nëse shikoni video në platform të ndryshme, që nuk janë të përshtatshme apo kanë pamje të veprave penale, ju lutem raportojeni pranë AMA-s. Por ne nuk raportojmë platformat. Legjislacioni ynë parasheh kontrollin e TV-ve, radiove. AMA flet përmes sanksioneve apo gjobave të themi.

Ne kemi vendosur gjoba për shkelje, kemi vendosur 800 mijë euro gjoba në total. Ne operojmë fillimisht me tërheqje vëmendjeje, se nuk jemi Policia e mediave. Fillimisht tërheqim vëmendjen, e më pas kemi sanksione më të ashpra." 

Punimet e mbledhjes së 63-të e EPRA-s i hapi kryetarja e Bordit të EPRA-s, Stephanie Comey, ndërsa aktiviteti do të shtrihet përgjatë dy ditëve, ku do të diskutohet mbi çështjet dhe problematikat kryesore të medias.

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat