''Sfidat e ekonomisë, klimës dhe teknologjisë''/ Rama në Dialogun Global të Berlinit: BE ka sot nevojë për Ballkanin Perëndimor
Zhvillohet në Berlin forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë, me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes. I pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama, i ftuar si njëri ndër dy folësit e sesionit përmbyllës këtë të shtunë, së bashku me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Kryeminsitri Rama është shprehur se Shqipëria sot është në rrugë të mirë përsa i përket përparimit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Synimi ka thënë ai është për të qenë pjesë e Unionit deri në vitin 2030, një axhendë e dakordësuar me BE. Deri në vitin 2027, Rama thotë se duhet të mbyllin të gjitha detyrat e shtëpisë.
"Kemi pasur një vit të mbarë po ta vendosim në kontekstin e Evropës dhe të gjërave në përgjithësi. Kemi çelur 5 nga 6 grupkapitujt, mezi po presim të çelim të fundit deri nga fundi i vitit që do të shënojë rekord përsa i përket shpejtësisë në process. Unë besoj që për të gjitha ato arsye të mira është BE që ka nevojë për Ballkanin Perëndimor si pjesë e realitetit të vet po aq sa kemi dhe ne nevojë për atë. Kemi rënë dakord për një kalendar, I cili nënkupton që për të gjitha detyrat e shtëpisë që duhet të bëjmë për të arritur anëtarësimin me të drejta të plota, na duhet të vazhdojmë nga tani deri në 2027 dhe ti mbyllim kapitujt. Është sfidë por nëse ecim në përputhje me kalendarin atëherë ana e tyre e marrëveshjes është se ata do ti quajnë të mbyllura negociatat dhe do ti kërkojnë shteteve anëtare ti ratifikojnë, kemi parashikuar edhe 2 vite të tjera. Ja pse kam thënë 2030, bazuar në këtë marrëveshje. nuk është një gjë që thjesht e dëshirojmë”- tha Rama.
Dialogu Global i Berlinit ka bashkuar liderë ndërkombëtarë nga biznesi, politika dhe akademia për të formësuar ekonominë globale në shekullin e XXI. “Berlin Global Dialogue” është një nga forumet më prestigjioze globale për dialogun ndër-disiplinor dhe strategjik, i themeluar në vitin 2022 nga Lars-Hendrik Röller, ish-këshilltar ekonomik i kancelares gjermane Angela Merkel.
Zgjedhja e furnizuesit të energjisë/ Kuvendi, ERE-s: Promovoni platformën e krahasimit të çmimeve, siguron konkurrencë
‘’Enti Rregullator i Energjisë duhet të zhvillojë fushata promovuese për funksionimin e Platformës së Krahasimit të Çmimeve të energjisë në tregun e lirë”.......
Si do hetohen krimet kibernetike? Masat/ Struktura të posaçme dhe manuale të reja për bizneset
Përballja me zhvillimin e vrullshëm teknologjik në Shqipëri dhe krimet kibernetike, kërkon zhvillimin dhe forcimin e aftësive teknike, ligjore dhe......
Maqedonia e Veriut, 150 mln USD për mbrojtjen/ Investimi britanik synon ndërtimin e një fabrike në shërbim të industrisë
Kompania britanike e konsulencës për mbrojtje dhe siguri, Burstock, planifikon të investojë rreth 150 milionë dollarë në Maqedoninë e Veriut, duke ndërtuar......
Shkollat në ''lupë'', s’ka më telefona në klasa/ Rregulla të reja për mësuesit dhe “Art e Zeje” për nxënësit
Nga Fieri me drejtuesit e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar dhe të Zyrave Arsimore Vendore, ministrja e arsimit Mirela Kumbaro zhvilloi një......
Qeveria miraton tarifën e transmetimit të informacionit të udhëtimit/ 200 lekë për pasagjer, çfarë duhet të dinë kompanitë e transportit?
Qeveria ka miratuar një vendim të ri që vendos tarifën për transmetimin e informacionit të udhëtimit, e cila do të paguhet nga kompanitë e transportit që......
Thellohet më tej deficiti tregtar në Kosovë/ Mbi 21%, rreth 100 milionë euro më shumë se vitin e kaluar
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë se në muajin shtator 2025 është shënuar një deficit tregtar prej 21,2% në raport me të njëjtën......
Eksperimenti shqiptar që po “trondit” botën e inteligjencës artificiale/ “Forbes”: Diella, provë reale për automatizimin praktik
Revista prestigjioze “Forbes” i ka kushtuar një artikull të gjatë Diellës, ministres virtuale të Shqipërisë, duke e cilësuar si një revolucion global në......
Paqja fiskale nis zbatimin në 2026/ Rama: Mesazh pozitiv për sipërmarrjen. Rriten të ardhurat në buxhet, ulet informaliteti
Marrëveshja e Paqes Fiskale do të nisë zbatimin në 2026, por deri atëherë duhet të sigurohet hartimi me sukses i kësaj pakete. Kështu është shprehur......





