Sezoni veror - Kumbaro dhe Mazniku japin porositë për institucionet dhe bashkitë, fokus pastërtia dhe menaxhimi i bregdetit
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro dhe Ministri për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku dhanë mesazhe të rëndësishme për sezonin veror, në kuadër të mbledhjes së Task Forcës së Turizmit dhe Këshillit Konsultativ Qeveri-Vendore – Vetëqeverisje Vendore.
Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro tregoi planin e masave për bregdetin, duke sqaruar se dyfishimi i hapësirave publike sjell edhe më shumë përgjegjësi për bashkitë në procesin e pastrimit. Për këtë arsye, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit edhe këtë vit do të mbështesë bashkitë bregdetare me forca të shtuara në kapacitetet e pastrimit.
“Vetëm sipërmarrjet që kishin një hotel mund të aplikonin për të menaxhuar një plazh. Ka qenë një proces shumë i gjatë, shumë i vështirë, një proces që do ta verifikojmë në terren në momentin që do të intensifikohet aktiviteti i plazheve. Është shtuar sipërfaqja e plazheve publike, kemi dyfishim të sipërfaqeve publike. Këto sipërfaqe shkojnë drejtpërdrejtë në ngarkim të Bashkive për t’u menaxhuar nga pikëpamja e pastërtisë dhe sigurisë. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për t’u ardhur në ndihmë, do të vazhdojë operacionin Plazhe të Pastra në bashkitë Shkodër, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Fier, Divjakë, Vlorë, Himarë dhe Sarandë. Nuk përfshihen te kjo skemë bashkitë Lezhë dhe Pogradec të cilat arrijnë ta menaxhojnë vetë pastrimin e sipërfaqeve të plazheve. Komunikimi mes nesh është shumë i rëndësishëm. Policitë Bashkiake me ato kapacitete që kanë, duhet të thërrasin në ndihmë Policinë e Shtetit. Nëse nuk jemi të gjithë në territor për sensibilizim, për koordinim, do ta kemi shumë të vështirë.”
Kumbaro u bëri thirrje bashkive që të mos neglizhojnë asnjë ankesë të qytetarëve, teksa paralajmëroi kontrolle në terren gjatë gjithë pikut të sezonit veror. “Në ka një fjali që duhet ta heqim nga fjalori këtë sezon, është shprehja “Këtë nuk e kam unë!”. Territori është i ndarë në administratorë të ndryshëm. Shpesh një ndër problematikat është kush pastron rrugët, kemi një eksperiencë të mirë me ARRSH që ka krijuar një departament të dedikuar. Por mos të presim të vijë ankesa te Ministrja, por bashkitë ta heqin nga goja fjalën “Këtë s’e ka bashkia” duke e lënë problemin e pazgjidhur. Prandaj komunikimi mes nesh është shumë, shumë i rëndësishëm.”
Ndërkohë, Ministri Mazniku e vuri theksin në vlerën ekonomike që turizmi sjell për bashkitë, duke vënë theksin tek aspekti ekonomik.
“Shumica e të ardhurave nga turizmi vitin e kaluar shkoi në bare dhe restorante ku janë punësuar shumë njerëz, një pjesë tjetër në hoteleri, në produkte agroushqimore dhe një pjesë në transport. Pra, teksa ndonjëherë vëmë theksin që turizmi për bashkitë mund të duket si formë “halli”, nga ana tjetër impakti që ka në ekonominë e vendit dhe në ekonominë e qytetarëve tuaj është i padiskutueshëm. E dimë që është një ngarkesë ekstra, por duhet t’i përgjigjemi këtij fluksi”, tha Mazniku.
Mendimi juaj

Hasani në vizitë zyrtare në Qipro: Koha për të intensifikuar dialogun politik dhe bashkëpunimin ekonomik
Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Republikën e Qipros, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani zhvilloi një sërë takimesh me......

IA “kërcënon” profesionet e grave - Janë trefish më të rrezikuara se burrat për t’u zëvendësuar nga teknologjia
Një raport i ri i Organizatës së Kombeve të Bashkuara tregon se punët e grave në vendet me të ardhura të larta kanë më shumë gjasa të zëvendësohen ose të......

Punonjës të paqëndrueshëm! - Baret në kryeqytet kërkojnë staf të paktën 2 herë në vit
Kamarierë dhe banakierë të paqëndrueshëm po detyrojnë baret dhe restorantet në Tiranë të publikojnë njoftime punësimi disa herë brenda vitit, shpesh për të......

Greqia do të furnizojë Evropën me gaz - Projekti parashikon transportimin e rreth 25 miliardë metrave kub në vit
Strategjia e Greqisë për shfrytëzimin e infrastrukturës ekzistuese të gazit natyror në rajonin e Evropës Juglindore në rrjedhë të kundërt është në rrugën e......

Pagat e jugut “boshatisin” Tiranën nga kamarierët - Flora Xhamani Baba: Kjo vjen për shkak të rënies së fluksit në kryeqytet
Zhvendosja e rinisë dhe jo vetëm nga kryeqyteti për të punuar në jug të vendit gjatë sezonit veror po hap shkakton probleme për baret dhe restorantet në......

Shqipëria kyreson në rajon dhe Europë/ Netë qëndrimet, 36.2% më shumë gjatë muajit Mars
Eurostat ka publikuar të dhënat në lidhje me netë qëndrimet të turizmit për tremujorin e parë të vitit 2025. Sipas këtyre statistikave, në total pati 452.4......

Cili duhet të jetë vizioni i ri industrial në Shqipëri? - “Kapitali njerëzor dhe tregu rajonal, çelësat për ekonomi prodhuese”
Zhvillimi i një modeli industrial shqiptar për ekonomistët do të vlerësohej si një nga potencialet që Shqipëria duhet t’i shfrytëzojë. Sipas ekspertit të......

OSHEE “riskedulon” kreditë 81.5 mln euro - Merr hua 45.75 mln euro nga BERZH, kursehen mbi 7 mln euro nga interesat bankare
OSHEE do të marrë 45.75 mln euro kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për të rifinancuar dhe zgjatur afatet kohore të overdrafteve ekzistuese......