“Sezoni veror 2025, prioritet plazheve publike” - Rama: Plan i ri, sistem bashkiak i administrimit të plazheve
Kryeministri Edi Rama, si dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilluan një takim me kryebashkiakët e qyteteve bregdetare dhe operatorët turistikë lidhur me përgatitjet për sezonin veror 2025.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Kumbaro u shpreh se këtë vit janë shtuar stacionet e plazheve publike, ndërsa pritet që ky sezon turistik të jetë më i suksesshëm se ai i vitit të kaluar.
"Ne në shtatorin e kaluar bëmë një ndryshim në rregullat që kanë të bëjnë me menaxhimin e stacioneve të plazhit. Ne bëmë një VKM të re ku i dhamë prioritet plazheve publike. 973 stacione plazhi publike këtë vit, si asnjëherë më parë. Bashkuar kjo me rregullin që në çdo 1 km vijë bregdetare, 300 metra janë publike. Edhe kjo është prapë një risi. Por, për të mos qenë vetëm në anën e interesit publik, i kemi dhënë prioritet edhe bizneseve, strukturave akomoduese. Ka pasur këtë vit 1444 aplikime për stacione plazhi. Stacionet e plazhit nuk mund të jenë biznesi kryesor, biznesi kryesor është turizmi i qëndrueshëm. Plani i masave është gati tashmë për sezonin e ri veror. Po përgatitemi për një sezon që do të jetë më i lartë se çdo sezon tjetër, duke marrë parasysh se vetëm në muajin janar dhe shkurt ka pasur një prurje hyrjesh ndërkombëtare në territor, rreth 15-20% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”.
Kryeministri Rama foli edhe për një sistem bashkiak të administrimit, ku të gjithë bashkitë jo thjesht të ruajnë, por të zhvillojnë sipërmarrje bashkiake për t’u ofruar qytetarëve komoditet shezlongesh dhe çadra me çmime të ulëta.
Në bashkëpunim me kryetarët e bashkive, kemi ndërtuar një plan të ri me një ndarje të qartë dhe një balancë mes plazheve të miratuara nga operatorët turistikë privatë dhe plazheve publike që do menaxhohen nga bashkitë, do t’i inkurajoja të ecnin në gjurmët e Bashkisë së Lezhës, të ndërtohet një sistem bashkiak i administrimit, ku Bashkia jo thjesht të ruajë, por edhe të zhvillojë një sipërmarrje bashkiake. Të gjithë bashkitë të kenë ofertën e tyre paralele me ofertën e operatorëve privatë për t’u ofruar qytetarëve komoditet shezlongesh, çadra me çmime shumë më të ulëta.
Nga ana tjetër, Pjerin Ndreu, kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu gjatë takimit theksoi në fjalën e tij se Bashkia e Lezhës ka ndërmarrë një iniciativë të miratuar në Këshillin Bashkiak, për ato hotele që nuk kanë stacion nuk mund të vendosin shezlonge.
“Kemi përcaktuar materialet që i duhen një stacioni plazhi, që do jetë më mirë seç e ka pasur privati, me cilësi, pastërti dhe një mbikqyrje e menaxhuar. Shezlonget do t’i marrim me qira ose do ti blejmë. Është një histori komplet tjetër e mënyrës së menaxhimit, duhet punë. Nuk është e lehtë për ta marrë përsipër si sipërmarrje. Na duhet edhe një alternim me task-forcat dhe me Policinë e Shtetit. Unë mendoj që edhe për shkak të asaj që thotë Kryeministri, “njolla e policit”. Mendoj që duhet ta bëjmë edhe me forcën e ligjit, që përveç hotelerive, ata që nuk kanë stacion plazhi, nuk duhet të lejohen më. Nëse ne duhet të marrim një qira që e kemi përcaktuar, 30 mijë lekë të vjetra në sezon për çiftin e shezlloneve, e kemi kaluar edhe në këshill, dhe sivjet është një test. Jam i bindur se do ta kapërcejmë”.
Sondazh

Ujësjellësit përmirësuan eficiencën e energjisë - Kostot e larta për furnizimin me ujë, treguesi u ul në 0,58 kWh/m³
Shoqëritë e ujëjsjellësve kanë përmirësuar lehtë treguesin e eficiencës së energjisë, duke ulur kostot e furnizimit me ujë. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti......

Rrugët rurale, perspektivat e reja zhvillimit të fshatrave tona - Kryeministri Edi Rama inspekton punimet në rrugën Bunavi – Kërkovë
Kryeministri Rama së bashku me ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu, inspektuan rrugën Bunavi- Kërkovë në qarkun Vlorë, e cila ka hyrë në fazën e dytë të......

Kryeministri i ri i Kanadasë shpall zgjedhjet e parakohshme në prill!
Kryeministri i ri kanadez Mark Carney dhe kundërshtari i tij konservator nisën fushatat e tyre zgjedhore të dielën në sfondin e një lufte tregtare dhe......

Anglia, qendër azilkërkuesish në Shqipëri? - Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, gjithashtu pjesë e planit. Pagesa për vendet pritëse
Qeveria britanike po konsideron që të gjithë ato persona, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil në Mbretërinë e Bashkuar, t'i dërgojë në qendra të......

Java nis negativisht për valutat kryesore – Dobësohen Franga e Dollari
Dollari amerikan e ka nisur javën në rënie duke humbur pikë nga java që lamë pas teksa është blerë këtë mëngjes me 90.8 lekë dhe është shitur me 92 lekë......

"Shumëfishojmë prodhimin e energjisë nga dielli" - Berisha: Do të ulim çmimin. Panele fotovoltaike në të gjithë vendin
Shtimi i paneleve fotovoltaike për prodhimin e energjisë nga dielli është një nga premtimet e Partisë Demokratike me rastin e zgjedhjeve të 11 majit. Sali......

1.7 mln euro për Hidrovorin e Vlorës - Denaj: Do të shtojmë investimet në 2 vitet e ardhshme
Kryeministri Edi Rama, si dhe Ministrja për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Anila Denaj ishin sot në Hidrovorin e Akërnisë në Vlorë, një investim i qeverisë......

Bulevardi i Ri i Palmave dhe Agrumeve - Kryeministri inspekton punimet në Vlorë. Më shumë aksesibilitet për këmbësorët
Gjatë vizitës së tij në Vlorë ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama ka ndjekur gjithashtu edhe punën që po bëhet në kantierin e Bulevardit të Ri të Palmave......