Shqipëria Postuar më 9 Gusht 2025, 13:20

Sezoni turistik, ISHSH intensifikon kontrollin e pishinave - Koçiu: Rreth 200 inspektime, gjoba e afate për ato me mangësi

Nga Alida Lula

Sezoni turistik, ISHSH intensifikon kontrollin e pishinave - Koçiu: Rreth

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka vijuar inspektimin e pishinave dhe kushteve higjeno-sanitare në të gjitha subjektet e vendit, në kuadër të sezonit turistik. Nga muaji qershor deri tani janë inspektuar rreth 200 pishina dhe procesi do të vijojë deri në fund të sezonit.

Gjatë kontrolleve, për pishinat që kanë rezultuar me mangësi janë lënë detyra me afate për përmirësim, si dhe janë marrë masa administrative për subjektet që nuk plotësonin parametrat.

“ISHSH kryen me përpikmëri inspektimin dhe riinspektimin, duke trajtuar me seriozitet çdo sinjalizim apo ankesë nga institucionet shëndetësore ose qytetarët, për të garantuar sigurinë dhe shëndetin e pushuesve”- thotë ministrja Koçiu.

Vëmendje gjatë inspektimeve në pishina, i është kushtuar respektimit të kapaciteteve të frekuentuesve në bazë të sipërfaqes së pishinës; kryerjes së analizave fiziko-kimike dhe bakteriologjike, rregullores së brendshme, pranisë së një personi të kualifikuar për vëzhgim, shpëtim dhe dhënien e ndihmës së parë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat