Sezoni turistik, 1.3 mln euro për pastrimin e Sarandës - Projekti ndahet në dy periudha, mbetjet drejt landfillit Bajkal
Saranda përgatitet për sezonin turistik me kontratë të re për pastrimin e qytetit, me një kosto që kap vlerën e 1.3 milionë eurove për një periudhë 12-mujore.
Bashkia ka hapur procedurën e re të prokurimit për shërbimet e pastrimit dhe menaxhimit të mbetjeve, duke vendosur kushte të reja për kompaninë që do të angazhohet në këtë proces.
Shërbimi do të ndahet në dy faza, në përputhje me nevojat sezonale, periudha tetor–maj, që përfshin muajt jashtë sezonit turistik, dhe qershor–shtator, kur fluksi i vizitorëve rrit ndjeshëm nevojat për pastrim.
Për të shmangur mbingarkesën dhe ndotjen, punimet do të zhvillohen kryesisht gjatë natës. Orari i punës do të fillojë pas orës 19:00 dhe do të përfundojë përpara orës 7:00 të mëngjesit, për të garantuar një qytet të pastër para nisjes së ditës.
Në rastet kur objektivat nuk arrihen për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme, do të lejohet ndryshimi i përkohshëm i orarit, por vetëm me miratimin e autoriteteve përkatëse.
Në aspektin teknik, kontrata parashikon vendosjen e 471 kontejnerëve të rinj, të shpërndarë në zona të ndryshme të qytetit, përfshirë 50 plastikë, 60 më të vegjël dhe 350 metalikë.
Operatorët duhet të garantojnë 471 zbrazje kontejnerësh çdo ditë, si dhe pastrim të plotë të rrugëve dhe larje të shesheve publike. Një pjesë e rëndësishme e kontratës lidhet edhe me transportin e mbetjeve drejt landfillit të Bajkalit, ndërsa kompanisë fituese i kërkohet të kujdeset edhe për mirëmbajtjen vizuale të qytetit, përfshirë larjen e rrugëve dhe rrugicave në qendër.

Drejtorët e Doganave të BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen në 12 qershor në Tiranë
Në 12 qershor 2025 në Tiranë do të zhvillohet Konferenca e Dytë e Nivelit të Lartë e Drejtorëve të Përgjithshëm të Doganave të Ballkanit Perëndimor dhe......

Central diellor 38 MW në Kolonjë - Aplikimi i ri pranë MIE, nuk përfiton nga masat mbështetëse
Në vijim të interesit të shtuar të sektorit privat, edhe në fillim të vitit 2025 janë regjistruar disa aplikime të reja për ndërtimin e centraleve......

"BE gati të hapë kapituj të tjerë me Shqipërinë" - Komisionerja Kos: Do të ketë vende të reja anëtare brenda mandatit tim
Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos, gjatë raportimit të saj në Komisionin për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, deklaroi se......

Investimet e OSHEE, 70-80 mln euro në vit - Karakaçi: Zonat prioritare, synojmë që secili rajon të mbulohet me ndërhyrje
“Investimet në sistemin e shpërndarjes të energjisë elektrike arrijnë në 70-80 mln euro në vit”. Administratori i OSHEE, Enea Karakaçi iu përgjigj......

Programi “Doganat”, si përfiton Shqipëria? - Zv.Ministri Semani: Forcim i kapaciteteve ndaj mashtrimeve dhe kontrabandës
Doganat e vendeve të Bashkimit Europian dhe Shqipërisë do të konsiderohen si një e vetme. Shqipëria do të vijojë të jetë pjesë e programit të BE-së,......

“Gara” e maturës: Zgjedhje të “lehta”, rezultate të ulëta/ Lëndët me zgjedhje si Gjeografia, Qytetaria dhe Historia “ngelin në klasë”
Rruga nga gjimnazi në universitet kalon përmes provimeve të maturës shtetërore, ku rezultatet në secilën lëndë luajnë një rol vendimtar. Edhe pse lëndët e......

SHBA, në pritje të ofertave tregtare - Kërkon propozime nga partnerët për të arritur marrëveshje mbi tarifat
Administrata Trump dëshiron që vendet të japin ofertën e tyre më të mirë për negociatat tregtare deri të mërkurën, ndërsa zyrtarët kërkojnë të përshpejtojnë......

Shqiptarët me Portofol Identiteti Digjital - Në konsultim, projektligji për krijimin e një dosje të vetme elektronike me të dhëna private
Së shpejti, Shqipëria pritet të krijojë Portofolin e Identitetit Digjital. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka publikuar për konsultim publik një......