Shqipëria Postuar më 4 Gusht 2026, 11:05

Sërish rënie në tregun valutor – Dobësohen monedhat e huaja

Nga Edel Strazimiri

Sërish rënie në tregun valutor – Dobësohen monedhat e

Kjo e martë ka nisur sërish negativisht për Dollarin amerikan, sikurse edhe për valutat e tjera, pasi ka humbur pikë në raport me ditën e djeshme duke u blerë sot me  80 lekë dhe duke u shitur me 81.3 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane gjithashtu ka pësuar një rënie të lehtë të kuotës krahasuar me një ditë më parë duke u blerë sot me 92.5 lekë dhe duke u shitur me 93.6 lekë.

Franga zvicerane edhe ajo është dobësuar duke humbur pikë nga dita që lamë pas teksa është blerë sot me 99 lekë dhe është shitur me 100.3 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik e ka nisur këtë të martë në paqëndrueshmëri duke u blerë sot në raport me ditën e hënë me 107.6 lekë dhe duke u shitur me 109 lekë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat