SEPA: Bankat shqiptare dorëzojnë aplikimet, transfertat ndërkufitare nisin në tetor 2025
Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave dërguan sot më 10 prill 2025, pranë Këshillit Evropian të Pagesave (EPC), paketën e aplikimeve për anëtarësimin e bankave në skemën e transfertave të kreditit SEPA. Të 11 bankat e sistemit bankar shqiptar përgatitën individualisht aplikimet përkatëse brenda një kohe relativisht të shkurtër, me qëllim që transaksionet e para ndërkufitare SEPA të realizohen në fillim të muajit tetor 2025. Kjo është koha më e parë, e vendosur nga EPC, kur ofruesit e shërbimeve në Shqipëri mund të nisin kryerjen e këtyre transaksioneve ndërkufitare në Euro përmes SEPA-s.
Vendimi për përfshirjen e Shqipërisë në zonën gjeografike SEPA u mor nga EPC më 21 nëntor 2024, ndërsa institucionet financiare mund të nisnin aplikimin për aderimin në skemat e pagesave SEPA vetëm prej muajit prill 2025. Gjatë kësaj periudhe, Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave kanë orientuar intensivisht bankat në procesin e aplikimit, duke vepruar si Qendër Kombëtare për Mbështetjen në Procesin e Aderimit. Në këtë kuadër, Banka e Shqipërisë organizoi disa workshop-e me ekspertë të Bankës Botërore për të qartësuar kërkesat dhe kriteret për aplikimin e secilit institucion, si dhe për t’i udhëzuar mbi plotësimin e dokumentacionit. Njëkohësisht, ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me EPC dhe me komunitetin bankar për të plotësuar çdo mangësi të identifikuar dhe për t’i nxitur të gjitha bankat të jenë pjesë e skemave SEPA.
Pjesëmarrja në skemat SEPA do të sjellë përfitime të ndjeshme për konsumatorin dhe biznesin shqiptar, përmes uljes të kostos së transfertave dhe zgjerimit të aktivitetit ekonomik. Banka e Shqipërisë do të vijojë të mbështesë bankat në finalizimin e përshtatjeve teknike, për të qenë të afta të ofrojnë transaksione ndërkufitare më të lira për shqiptarët në momentin më të parë.
Sondazh

Mbrëmjen e sotme nis në SCAN TV “Election Room” - Formati ndryshe që sjell tek qytetarët shifra dhe analiza të detajuara
“Election Room”, starton mbrëmjen e sotme në Televizionin SCAN, si një emision dedikuar fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në këtë......

Trump “nxit” ndërtimin e anijeve në SHBA - Vendimi synon të sfidojë dominimin e Kinës në këtë sektor
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që u ngarkon krerëve të departamenteve të mbrojtjes, tregtisë, punës, transportit dhe......

Përgatitet dokumentacioni për votimin nga jashtë - Sipas KQZ, procesi përfshin disa faza të rëndësishme logjistike e teknike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur zyrtarisht procesin e përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor për votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe që......

“Energjia diellore zë 10% të prodhimit” - Zv/kryeministrja Balluku, në përurimin e Parkut Fotovoltaik të Karavastasë
Rreth 10% ka arritur volumin e prodhimit energjia fotovoltaike në vend, ka deklaruar zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Inftrastrukturës dhe......

Arabia Saudite gjen “thesare” të reja - Kompania Aramco njofton zbulimin e 14 fushave të naftës dhe gazit
Kompania saudite Aramco njoftoi zbulimin e 14 vendeve të reja të naftës dhe gazit natyror në të gjithë Provincën Lindore dhe shkretëtirën e gjerë të Rub' al......

“Trump, një mundësi për të rizgjuar Evropën” - Kryeministri Edi Rama, intervistë për “Bloomberg”
Kryeministri shqiptar Edi Rama e përshëndeti Donald Trump si "të mirë për të gjithë", duke e portretizuar trajtimin e ashpër të presidentit ndaj aleatëve të......

Lëvizja Bashkë: Veting për ndërtuesit/ Sa i mundur është premtimi për t'i dhënë fund abuzimeve?
Lëvizja Bashkë ka propozuar një veting për të gjitha subjektet ndërtuese që operojnë në territorin e Shqipërisë. Ky premtim synon të pastrojë sektorin nga......

Lëvizja Bashkë premton: Më shumë buxhet për bujqësinë, më shumë mundësi për fshatin
Lëvizja Bashkë ka premtuar se do të dërgojë buxhetin e shtetit për sektorin e bujqësisë në 5% ndaj totalit të buxhetit, duke përmirësuar mbështetjen......