Sekuestrohen dhe konfiskohen 65.5 mln euro pasuri - Nga pronat, kuotat tregtare dhe deri tek kriptovalutat
Në vijim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Prokuroria e Posaçme ka arritur të sekuestrojë dhe të konfiskojë gjatë vitit 2024 një portofol të diversifikuar asetesh, ku përfshihen pasuri të paluajtshme, vlera monetare, kuota tregtare dhe portofole kriptovalutash në një vlerë totale prej rreth 65,5 milionë eurosh.
Sipas të dhënave zyrtare, krahasuar me vitin 2023, ku vlera totale e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara ishte rreth 41 milionë euro, këtë vit rezulton me një rritje në masën rreth 59,7%.
Nga të cilat vlera e pasurive të sekuestruara është në shumën rreth 28,7 milionë euro ose rreth 43,8% të vlerës totale, ndërsa për pasuritë e konfiskuara kjo vlerë arrin në shumën rreth 36,8 milionë euro ose rreth 56,2% të vlerës totale.
Po kështu, krahasuar me vitin 2023, vihet re një rritje në masën me rreth 34% të numrit të procedimeve të regjistruara në kuadër të veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, nga 35 procedime që ishin në vitin 2023, me 47 procedime në vitin 2024.
Prokuroria e Posaçme e ka vlerësuar si domosdoshmëri forcimin e kapaciteteve profesionale të prokurorëve nëpërmjet trajnimeve me fokus në luftën kundër korrupsionit dhe veçanërisht të hetimeve financiare.
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është vlerësuar pozitivisht në luftën kundër pastrimit të parave dhe kontributi i saj është vlerësuar si faktor kryesor në daljen e Shqipërisë nga lista e vendeve në monitorim të shtuar apo siç quhet ndryshe nga “lista gri”.
Gjatë vitit 2024, zbatimi i masave, me qëllim përmbushjen e rekomandimeve të MONEYVAL-it ka qenë një nga objektivat kryesorë të Prokurorisë së Posaçme, e cila ka raportuar në vijimësi për ecurinë e zbatimit të tyre në bashkëpunim të ngushtë edhe me Agjencinë e Inteligjencës Financiare.
Prokuroria e Posaçme, për secilën kategori të veprave penale që janë në kompetencën e saj, vijon të kryejë hetim financiar dhe pasuror paralel, i cili sjell për pasojë sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të autorëve të veprave penale.
Sondazh

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas një jave negative dhe vazhdimisht në rënie e ka mbyllur këtë periudhë pozitivisht duke fituar pikë nga dita e djeshme teksa është blerë......

Si do fuqizohet forca ajrore e Shqipërisë?-74-vjetori i Aviacionit Ushtarak, Vengu: E nisim me kapitalin njerëzor
Në ceremoninë e 74 – vjetorit të Aviacionit Ushtarak shqiptar, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu njoftoi qëllimet dhe veprimet konkrete të qeverisë për......

SHBA “subvencionon” Kanadanë me 200 mld USD/vit - Trump kërcënon me rritje tarifash para zgjedhjeve kanadeze
Disa ditë para zgjedhjeve federale dhe pas më shumë se një jave pa komentuar për Kanadanë, Presidenti amerikan Donald Trump rishfaqi retorikën e tij të......

“Mes Semanit e Vjosës”, zbardhen detajet e projektit - Balluku: Projekt inovator, me rëndësi për zhvillimin ekonomik të zonës
Gjatë një dëgjese për projektin “Mes Semanit e Vjosës, u prezantuan detajet si dhe masterplani i këtij projekti. Në fjalën e saj zv.kryeministrja, njëherësh......

Shpërndahen 100% zarfet zgjedhore në Diasporë - Celibashi: Në Vorë dhe njësinë 10 në Tiranë, nis testimi i votimit elektronik
Ka përfunduar dorëzimi i 100% i zarfeve zgjedhore për të gjithë ata emigrantë që punojnë dhe jetojnë jashtë Shqipërisë, por duan të marrin pjesë përmes votës......

“Borxhi global, 100% e PBB-së në fund të dekadës” - Sipas FMN-së, presionet e tarifave do ta nxisin përtej niveleve të pandemisë
Presionet ekonomike nga tarifat e reja të larta të SHBA-së do ta shtyjnë borxhin publik global mbi nivelet e epokës së pandemisë, në gati 100% të PBB-së......

Taksat mjedisore, 60.5 mld lekë në arkën e shtetit/ Pjesën më të madhe të të ardhurave e përbënin taksat mbi energjinë
Gjatë vitit 2023, të ardhurat nga taksat mjedisore në Shqipëri arritën në 60.5 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 9.03% krahasuar me vitin 2022. Të......

Trajnimi i pilotëve ushtarakë shqiptarë - “KAYO” do të kontraktojë një subjekt privat për zhvillimin e programeve me simulatorë
Kompania shtetërore shqiptare për prodhimin dhe tregtimin e armëve, KAYO, do të ngrejë disa programe edukimi dhe trajnimi të pilotëve të helikopterëve dhe të......