Shqipëria Postuar më 19 Nëntor 2025, 12:01

Sektori i teknologjisë, në rritje rekord - Raporti, mbi 22 mijë të punësuar dhe 210 milionë euro eksporte

Nga Diamila Leka

Sektori i teknologjisë, në rritje rekord - Raporti, mbi 22 mijë

Në Javën Globale të Sipërmarrjes u diskutua mbi raportin e tregut të punës në sektorin e teknologjisë së informacionit. Sipas raportit, ky sektor ka njohur ritme të shpejta zhvillimi, gjë të cilën e theksoi edhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, duke u bazuar në shifra konkrete.

“Sektori i Teknologjisë së Informacionit 10 vitet e fundit është zhvilluar në mënyrë të jashtëzakonshme, dhe duket nga shifrat e eksporteve të cilat para 10 vitesh ishin në nivelin e 8 mln euro, sot janë në 210 mln euro. Nga shifrat e të punësuarve në këtë sektor që dikur nuk kalonin 4000 persona sot janë mbi22 mijë persona, nga shifrat e bizneseve të regjistruara në këtë sektor të cilat janë rritur gjithashtu në mënyrë eksponenciale, ndonëse një pjesë e tyre vazhdon të jenë biznese të vogla me deri 10 të punësuar, po ka dhe biznese shumë tëmëdha që prodhojnë shërbime për Shqipërinë, por edhe për eksportet.”

Ministrja theksoi se, në nivel shërbimesh publike, Shqipëria qëndron më lart se vendet e rajonit. Megjithatë, sfida mbetet në përthithjen e inovacionit nga sektori privat, sidomos nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

“Sektori privat, kryesisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë një nivel të ulët të përdorimit të teknologjisë së informacionit, por nga ana tjetër, dhe aftesia e tyre për të përthithur talente në këtë drejtim, është e ulët pasi talentet janë në mungesë.”

Raporti nxjerr në pah edhe një diferencë të madhe midis kapaciteteve të Tiranës dhe atyre të qyteteve të tjera. Për ta adresuar këtë mungesë, janë ndërmarrë hapa nëpërmjet programeve të granteve të Start-Up Albania, me synim fuqizimin e ekosistemit të start-up-eve dhe shpërndarjen e tyre më të gjerë në gjithë territorin.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat