Shqipëria Postuar më 28 Prill 2025, 14:33

“Sektori fason do të kompensohet për çdo humbje” - Berisha: Do të nxisim rritjen e popullisë dhe ulim çmimin e energjisë

Nga Hamit Yzeiraj

“Sektori fason do të kompensohet për çdo humbje” -

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me bizneset e fasonerisë tha se Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të ndërmarrë një sërë politikash për të ndihmuar bizneset në këtë sektor, të goditura nga zhvlerësimi i euros.

"Ju si biznes keni arritur që, pavarësisht zhvlerësimit të euros kundrejt monedhës vendase, të mbijetoni në një sektor që është bërë shumë i vështirë. Ka shumë fasoneri që kanë falimentuar për shkak të zhvlerësimit të kursit të këmbimit. Janë bërë tre vite që eksportet po bien në nivelin e 32%. Pas 11 majit do të mblidhet bordi për të kompensuar çdo cent që është humbur nga bizneset në këtë sektor," tha lideri i opozitës, Sali Berisha.

Një tjetër problem i rëndësishëm në këtë sektor është mungesa e fuqisë punëtore, çështje që kreu i demokratëve e lidhi me shkallën e lartë të emigracionit, duke premtuar politika të reja për rritjen e popullsisë.

"Shteti duhet të krijojë të gjitha lehtësirat fiskale për të ndihmuar sipërmarrjen. Ne do të ndërmarrim një politikë demografike për të nxitur lindjen e fëmijës së tretë dhe për të marrë përgjegjësi nga lindja deri në rritjen e tij," u shpreh kreu i demokratëve.

Në vijim, Berisha tha se do të ulin edhe çmimin e energjisë nga 18 lekë aktualisht, në 6 lekë për kilovat.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat