Sejko studentëve: Përqafoni inteligjencën artificiale, por mos lejoni t’ju zëvendësojë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u bëri thirrje studentëve të diplomuar të Universitetit Evropian të Tiranës të përqafojnë inteligjencën artificiale dhe transformimin digjital, duke theksuar se teknologjia duhet të shërbejë për të rritur aftësitë dhe produktivitetin e tyre, jo për t’i zëvendësuar.
Në ceremoninë e diplomimit, Sejko vlerësoi arritjen e studentëve dhe i inkurajoi të ndërtojnë karrierën me kurajë, integritet dhe përkushtim.
“Institucionet dhe tregjet e sotme të punës kërkojnë profesionistë që dinë të analizojnë të dhënat, të përdorin teknologjinë, të kuptojnë inteligjencën artificiale, të menaxhojnë rreziqet kibernetike dhe të marrin vendime të mbështetura në analiza të avancuara. Bankat e së ardhmes nuk do të jenë vetëm institucione financiare, por edhe institucione teknologjike,” tha Sejko.
Guvernatori theksoi se të rinjtë po hyjnë në tregun e punës në një periudhë transformimesh të mëdha, të nxitura nga inteligjenca artificiale dhe digjitalizimi.
“Ju po hyni në tregun e punës në një moment të jashtëzakonshëm. Inteligjenca artificiale dhe digjitalizimi i jetës e i proceseve të punës po nxit një revolucion në të gjitha dimensionet e jetës sonë. Dimë vetëm se nuk duhet të mbetemi mbrapa,” u shpreh ai.
Sejko i ftoi studentët të përdorin teknologjitë e reja si një mjet për zhvillim profesional.
“Ju ftoj ta përqafoni këtë revolucion, por kujdesuni që të mos humbisni në të. Mos lejoni që ai t’ju zëvendësojë, t’ju shtyjë të humbisni në mediokritetin e rutinës dhe rehatinë afatshkurtër të përtacisë. Përkundrazi, shfrytëzojeni inteligjencën artificiale, digjitalizimin dhe çdo teknologji të re që do të prezantohet, që të rrisni produktivitetin, të amplifikoni vlerat dhe zërin tuaj origjinal,” deklaroi ai.
Duke folur për rolin e Bankës së Shqipërisë, Sejko tha se institucioni kërkon profesionistë që kombinojnë njohuritë ekonomike me aftësitë analitike dhe teknologjike, ndërsa ftoi studentët të aplikojnë për praktika pune, pozicione të lira dhe për konkursin “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë”, i cili mbështet studentët e programeve të ekonomisë, financës, menaxhimit dhe administrimit të biznesit.
Grumbullimi i qumështit u rrit me 6.9% në vitin 2025/ Industria e bulmetit prodhoi më shumë djathë, ndërsa gjalpi tradicional dominoi tregun
Sektori i përpunimit të qumështit në Shqipëri shënoi zhvillime pozitive gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave, sasia totale e qumështit të grumbulluar nga të......
Tatimet: Edhe 22 ditë afat për aplikim në skemën e kompensimit për transportin publik
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rikujtoi operatorët e transportit publik se kanë edhe 22 ditë kohë për të aplikuar në skemën e kompensimit, e cila......
Huatë me probleme ‘frenojnë’ rënien/ Raporti u ngjit në 3.77%, por mbetet pranë minimumit të 18 viteve
Raporti i kredive me probleme u rrit lehtë në muajin maj, pasi kishte zbritur në nivelin më të ulët të 18 viteve në prill. Sipas të dhënave të Bankës së......
Energjia diellore u rrit me 50% - 4-mujroi/ Fotovoltaikët siguruan 6.7% të energjisë së prodhuar në vend
Energjia e prodhuar nga centralet fotovoltaike u rrit ndjeshëm gjatë 4-mujorit të parë të këtij viti, duke arritur nivelin më të lartë të regjistruar deri më......
BE, drejt ndalimit të rrjeteve sociale për të rinjtë - Nisma do të përballet me pengesa, kërkon dakordësi mes 27 vendeve
Nëse së shpejti të rinjtë europianë do të përjashtohen nga rrjetet sociale, do duhet të falënderojnë Ursula von der Leyen. E hëna pritet të sjellë një hap......
Skema e pensioneve, shtohen mbi 31 mijë kontribuues - Privati “mban” buxhetin. Rritet ndjeshëm numri i pensionistëve
Mbi 31 mijë kontribuues janë shtuar në skemën e sigurimeve shoqërore gjatë vitit që lamë pas duke sjellë gjithashtu rritje të konsiderueshme të të......
Fluturime të reja direkte nga Rinasi drejt Zvicrës e Bullgarisë/ Zyrih -Tiranë, 3 fluturime në javë. Rama: Zgjerimi sjell rritje të turizmit
Rrjeti i destinacioneve të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës vazhdon të zgjerohet. Fluturimi mes Zyrihut dhe Tiranës do të operojë tre ditë në javë, çdo të......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas luhatjesh te vazhdueshme që regjistroi përgjatë tërë kësaj jave e ka mbyllur atë në vlera relativisht të qëndrueshme teksa është blerë......



