Sejko pret ambasadorin Ventura: Zgjerim i bashkëpunimit financiar me Spanjën!
Në datën 7 korrik 2025, Guvernatori Gent Sejko priti në një takim zyrtar në Bankën e Shqipërisë, Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, SH.T.Z Gabriel Cremades Ventura. Gjatë këtij takimi, Sejko i shprehu falënderimet Ambasadorit për marrëdhëniet mjaft të mira që ekzistojnë midis dy vendeve, duke e vlerësuar Spanjën si një partner të rëndësishëm evropian.
Guvernatori i prezantoi Ambasadorit panoramën ekonomike të vendit, duke u shprehur se ekonomia shqiptare dhe treguesit kryesorë të stabilitetit ekonomik, monetar e financiar të saj janë në një trend pozitiv zhvillimi. “Zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend kanë qenë pozitive gjatë vitit 2025. Aktiviteti ekonomik është rritur, inflacioni është stabilizuar në nivele të ulëta, tregjet financiare kanë qenë të qeta me kushte financimi akomoduese. Gjithashtu parashikimet për zhvillimet ekonomike në të ardhmen mbeten pozitive,”- u shpreh Guvernatori.
Shkëlqesia e Tij, Ambasadori Cremades përgëzoi Bankën e Shqipërisë për punën e realizuar në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik të vendit, garantimit të stabilitetit financiar dhe forcimit të qëndrueshmërisë së ekonomisë. Gjithashtu, ai u ndal në progresin e bërë nga ekonomia shqiptare gjatë kësaj periudhe si një arritje e çmuar e vendit në rrugën e anëtarësimit drejt Bashkimit Evropian.
Gjatë bisedës, Ambasadori vlerësoi veçanërisht politikat e ndjekura nga Banka e Shqipërisë në drejtim të objektivit të saj kryesor, ruajtjes së qëndrueshmërisë së çmimeve. Ai theksoi se nëpërmjet politikës së saj monetare, Banka e Shqipërisë ka krijuar kushte të përshtatshme për kthimin e qëndrueshëm dhe në kohë të inflacionit në objektiv, duke siguruar njëkohësisht një ambient financiar të shëndetshëm e kreditim të bollshëm.
Në vijim, bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim lidhur progresin e bërë në fushën e turizmit dhe potencialin e zhvillimit të tij si promotor i zhvillimit ekonomik të vendit. Në këtë drejtim, edhe sektori bankar ka dhënë kontributin e tij nëpërmjet rritjes së vëmendjes dhe financimit të turizmit.
Ambasadori Cremades theksoi mbështetjen e Spanjës për Shqipërinë në të gjitha fushat e bashkëpunimit, veçanërisht në procesin e integrimit të saj në Bashkimin Evropian. Ai shprehu mbështetjen e plotë të Spanjës në drejtim të procesit të anëtarësimit.
Gjithashtu Ambasadori theksoi rëndësinë e zbatimit të reformave ekonomike e strukturore, të cilat do të kontribuojnë në rritjen e bashkëpunimit ekonomik me Spanjën si partner strategjik, në fushën e marrëdhënieve tregtare dhe në rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri.
Në përfundim, Guvernatori dhe Ambasadori ndanë të njëjtin mendim mbi vullnetin e tyre për të zhvilluar më tej bashkëpunimin midis Bankës së Shqipërisë dhe Bankës së Spanjës, kryesisht në fushën e sistemit financiar.

Korçë, inaugurohet godina e re e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë! - Hasani: Moment domethënës në marrëdhëniet dypalëshe!
Sot në Korçë u inaugurua godina e re e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë, një investim që shënon një moment domethënës në marrëdhëniet dypalëshe. Në......

Turizmi mjekësor: “Fytyrë të re? Shko në Shqipëri!” - Lala: Shërbimet estetike janë shumë here më lirë se në botë
Ky është vetëm një nga shumë shtetas italianë – dhe jo vetëm – që kanë ardhur në Shqipëri për turizëm mjekësor. Ndonëse sipas INSTAT, gjatë periudhës......

Sa vlen një euro në Shqipëri? Vendet më të lira dhe më të shtrenjta në Europë sipas EUROSTAT
Çmimet ndryshojnë ndjeshëm midis vendeve në Europë, sipas të dhënave të Eurostat. Ndërkohë, ekzistojnë dallime të konsiderueshme edhe midis vendeve fqinje si......

Nxehtësia ekstreme shton viktimat në ambientet e punës - Këto vdekje janë rritur me 43% në Evropë që nga viti 2000
Temperaturat e larta kanë shkaktuar një rritje prej 42% të vdekjeve në ambientet e punës në BE që nga viti 2000. Organizatat e punës kërkojnë masa mbrojtëse......

Gjirokastër, përfundon kalldrëmi lidhës në zonën e “7 Krojeve” - Edi Rama: Shtegu i ri krijon një tjetër pol turistik në qytetin e gurtë
Në Gjirokastër kanë përfunduar punimet e kalldrëmeve dhe rrugës lidhëse në zonën e “7 Krojeve”. Një video të mbylljes së punimeve e ka shpërndarë......

Sa peshë zënë bankat në ekonomi? - BSH: Aktivet, të barabarta me 90.44% të Prodhimit të Brendshëm Bruto
Bankat vijojnë të zënë një peshë të konsiderueshme në ekonominë e vendit. Megjithatë, në vitin që lamë pas është regjistruar një rënie e aktiveve në raport......

Albpetrol nxjerr 26 550 ton naftë - Të dhënat për janar – qershor 2025, nga 5 vendburimet e kompanisë publike
Rreth 26 550 ton naftë është prodhuar nga Albpetrol në 6 muajt e parë të vitit 2025, në të gjithë vendburimet që administrohen nga kompania publike.......

Si të mbroheni nga anulimet e Airbnb? - Qeveritë evropiane po marrin masa të ashpra ndaj qirave afatshkurtra
Qeveritë evropiane po kufizojnë ndjeshëm qiratë afatshkurtra si Airbnb, duke rritur rrezikun për udhëtarët gjatë sezonit turistik. Ekspertët rekomandojnë një......