Sejko e Malaj në Uashington, pjesë e takimit me dyer të mbyllura nga Departamenti Evropian i FMN

Guvernatori Gent Sejko së bashku me Ministrin e Financave, Petrit Malaj, kanë qenë pjesë e takimit me dyer të mbyllura me ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore për të diskutuar mbi perspektivën dhe sfidat e politikës për Evropën të organizuar nga Departamenti Evropian i FMN.
Guvernatori Sejko, mbajti një fjalë në takim, duke ndarë disa reflektime mbi sfidat aktuale në një mjedis me pasiguri të lartë gjeopolitike dhe presione të rritura inflacioniste.
Në fjalën e tij, ai theksoi tre mesazhe kryesore:
Së pari, Shqipëria ndodhet në një pozicion më të fortë falë përmirësimit të qëndrueshmërisë makroekonomike, stabilitetit financiar dhe reformave strukturore të ndërmarra gjatë dekadës së fundit.
Së dyti, pavarësisht këtyre arritjeve, nevojitet vigjilencë dhe reagim i kujdesshëm e në kohë ndaj zhvillimeve të reja, për të ruajtur stabilitetin e çmimeve.
Së treti, u theksua rëndësia e koordinimit ndërkombëtar, duke vlerësuar bashkëpunimin mes institucioneve dhe nevojën për forcimin e dialogut dhe koordinimit të politikave në një ekonomi gjithnjë e më të ndërlidhur.
Guvernatori nënvizoi gjithashtu se stabiliteti makroekonomik është një investim afatgjatë që kërkon qëndrueshmëri dhe angazhim të vazhdueshëm.
Takimi u zhvillua në kuadër të Mbledhjeve të Pranverës 2026 të FMN-së dhe BB-së në Uashington, DC.
Sistemi i pagesave të shpejta, BSH po përmbush kërkesat teknike, Sejko: Bankat, të gatshme për t'u përfshirë
Në kuadër të modernizimit dhe zbatimit të sistemit të pagesave të shpejta (instant payment), Banka e Shqipërisë po përparon në përmbushjen e kërkesave......
META, vala e parë e shkurtimeve nga puna më 20 maj/ Shkurtim 10% i fuqisë punëtore globale, rreth 8,000 punonjës
Kompania Meta synon të kryejë valën e parë të shkurtimeve të thella të vendeve të punës të planifikuara për këtë vit më 20 maj. Ndërkohë shkurtime të tjera......
Rama në Barcelonë për samitin “Në Mbrojtje të Demokracisë”/ Demokracia në fokus, Kryeministri takime me Sánchez dhe Costa
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Barcelonë, ku po merr pjesë në mbledhjen e katërt të samitit “In Defense of Democracy”, një aktivitet ndërkombëtar i nivelit......
Restaurohet plotësisht fasada e Muzeut Historik Kombëtar/ Gonxhja: Garantohet ruajtja e vlerave historike dhe arkitektonike të godinës
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka publikuar në Facebook një video ku tregon përfundimin e restaurimit të plotë të fasadës së Muzeu......
Rënie e fortë e eksporteve drejt Spanjës/ Dobësohen lidhjet tregtare me disa vende të BE-së
Eksportet shqiptare drejt vendeve të Bashkimit Europian shënuan rënie në muajin mars, ndërsa rritje të ndjeshme u regjistruan drejt disa tregjeve rajonale......
Lufta e Iranit zbuloi pikën e dobët të Trump: Ekonomia/ Trump e nënvlerësoi tronditjen më të keqe globale të energjisë
Shtatë javë luftë nuk kanë arritur të rrëzojnë sundimtarët teokratikë të Iranit ose t'i detyrojnë ata të përmbushin të gjitha kërkesat e Presidentit Donald......
Trump: Ka 'lajme të mira' për Iranin/ Tankerat dhe anijet turistike kalojnë Ngushticën e Hormuzit
Një grup cisternash nafte kaluan Ngushticën e Hormuzit kwtw të shtunë, lëvizja e parë e madhe e anijeve në këtë rrugë ujore vendimtare që kur SHBA-të dhe......
925 subjekte të kontrolluara në mars, 782 masa administrative/ Mbi 22 mijë vende pune nën lupë, rriten kontrollet e Inspektoratit të Punës
Inspektorati i Punës ka publikuar të dhënat mujore për muajin mars 2026, të cilat tregojnë një aktivitet të shtuar të inspektimeve në të gjithë vendin dhe......


