Shqipëria Postuar më 16 Shtator 2025, 10:29

Seanca plenare e Kuvendit, ja emrat e propozuar për Këshillin e Mandateve dhe atë të Legjislacionit

Nga SCAN TV

Seanca plenare e Kuvendit, ja emrat e propozuar për Këshillin e

Kuvendi zhvillon sot dy seanca plenare. E para që nisi në orën 10:00, po diskuton projektvendimi për zgjedhjen e zëvendës kryetarëve të Kuvendit, sekretariateve dhe përbërjes së Byrosë së Kuvendit. U betuan 3 deputetë që munguan seancën e kaluar, Albana Vokshi, Fatmir Mediu dhe Oerd Bylykbashi.

Në seancën e dytë, që do të nisë në orën 17:00, do të diskutohet për zgjedhjen e kryesive të Komisioneve të përhershme të Kuvendit. Në seancën plenare të paradites Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi lexoi emrat e propozuar për Këshillin për Rregulloren dhe Mandatet dhe Këshillin për Legjislacionin. Opozita ka dorëzuar emrat e saj edhe përse është kundër strukturës së re të Kuvendit.

Këshilli për Mandatet dhe Rregulloren

PS

Niko Peleshi
Taulant Balla
Ulsi Manja
Bledi Çuçi
Bledi Çomo
Antoneta Dhima anëtar zëvëndësues
Arkend Balla anëtar zv/anëtarë

PD

Gazment Bardhi
Oerd Bylybashi
Elda Hoti
Gent Strazimiri
Saimir Korreshi
Ivi Kaso zv/anëtarë
Gerta Bardeli zv/anëtarë

Këshilli i Legjilacionit

PS

Fatmir Xhafaj
Damian Gjiknuri
Olsi Komici
Erion Malaj
Aulona Bylykbashi
Ani Dyrmishi zv/anëtarë
Erjona Ismaili zv/anëtarë

PD

Ivi Kaso
Arjan Ndoji
Gjin Gjoni
Greta Bardeli
Bledi Himçi
Oerd Bylykbashi zv/anëtarë
Gazment Bardhi zv/anëtarë


Një ditë më parë, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi mblodhi në një takim konsultues krerët e grupeve parlamentare të partive për strukturën e re dhe drejtimin e komisioneve. Maxhoranca do të ketë në drejtim 7 komisione, ndërsa opozita 4.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat