SCANTV.AL vjen me imazh të ri!
Scan TV ka prezantuar një version të përmirësuar të platformës, Scantv.al, një hapësirë e rigjeneruar dhe e avancuar për të ofruar informacione ekonomike dhe financiare të thelluara dhe të përshtatura për stadin e zhvillimit teknologjik.
Ky përditësim vjen si rezultat i një vizioni të ri për të përmirësuar përvojën e lexuesit dhe për të rritur përmbajtjen analitike që publikohet në platformë, duke i dhënë lexuesit akses më të shpejtë, më praktik dhe më të saktë mbi zhvillimet ekonomike.
Ndryshimi është pjesë e një serie ndryshimesh që kanë nisur me sezonin e ri televiziv, ku programacioni është pasuruar me programe të reja, që kanë në fokus interpretimin e saktë dhe të thjeshtuar të zhvillimeve ekonomike.
Me platformën e re, ScanTV.al ofron një ndërthurje të informacionit të thelluar me një qasje inovative për përdoruesin. Struktura e re, e thjeshtëzuar dhe e organizuar, lejon çdo lexues të orientohen lehtë mes kategorive dhe temave të fokusuara në tregjet financiare, vendimet politike me ndikim në ekonomi, dhe analizat strategjike që i japin kuptim zhvillimeve më të fundit.
Duke synuar një lidhje më të ngushtë me audiencën, kemi integruar rrjetet sociale për të ofruar informim në kohë reale dhe për të mundësuar ndërveprimin e lexuesve me përmbajtjen tonë në platformat që ata përdorin më shpesh.
Në çdo hap të këtij përmirësimi, Scan TV mbetet i përkushtuar ndaj qëllimit për të qenë burimi më i besueshëm i lajmit ekonomik në Shqipëri!
Sondazh

Si do të reformohet arsimi profesional? - Gonxhja: Nga totali investimeve të ministrisë, 40% shkojnë për kulturën
Projektligji “Për Buxhetin e Vitit 2025”, u diskutua në parim në Komisionin parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Gjatë relacionit për......

BE, importuesi më i madh i paneleve diellore deri në 2035 - IEA parashikon 35% rritje të importeve të bllokut për burimet e rinovueshme
Bashkimi Evropian është importuesi më i madh në botë i paneleve diellore dhe pritet të qëndrojë i tillë të paktën deri në vitin 2035, sipas raportit të......

“4,5 mld lekë për arsimin professional në 2025 - Zv.ministrja Olta Manjani, në komisionin parlamentar për Edukimin
Në Komisionin parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, po diskutohet në parim projektligji “Për Buxhetin e Vitit 2025” me zv/ministren e......

Zbardhet projekti/ Si do t’i aktivizojë Shqipëria ish-ushtarakët? - Kriteret: Jo më shumë se 60 vjeç. 45 ditë shërbimi në vit
2100 ish-ushtarakë, apo civilë do të kenë mundësinë që të bëhen pjesë e rezervistëve të ushtrisë shqiptare. Projektligji i miratuar nga Këshilli i MInistrave......

Në cilin qark ka më shumë beqarë? Rreth 36.6% e popullsisë nuk janë martuar asnjëherë, dominojnë meshkujt
Sipas të dhënave të Censusit 2023, Shqiptarët rezultojnë se po martohen gjithnjë e më pak. Rreth 36.6% e popullsisë totale në vend është me statusin beqar......

Projekti, lulishte e re 13 mijë metra katrorë në Vlorë - Rikualifikim edhe për “Kalin e Trojës” dhe Ali Demin
Lulishtet e qytetit të Vlorës do t’i nënshtrohen rikualifikimit urban. Bashkia e Vlorës ka shpallur tenderin me vlerë 20.9 milionë lekë për rikualifikimin e......

Dobësohet Euro ndërsa Dollari dhe Paundi rikuperojnë pikë!
Monedha europiane është dobësuar këtë mëngjes pas mbylljes së zgjedhjeve amerikane duke u blerë sot me 97.9 lekë dhe duke u shitur me 98.5 lekë në raport me......

6.000 familje përfitojnë ulje për kondicionerë - Maqedonia e Veriut ofron kuponë për familjet me të ardhura të ulëta
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale në Maqedoninë e Veriut bën me dije se ka filluar dhënia e kuponëve për blerjen dhe montimin e......