Saranda e kroçerave dhe kombinimi me trashëgiminë historike/ Çipa: Konsolidim i industrisë turistike, të mos abuzohet me çmimet

Me fluks në rritje të turistëve vendas dhe të huaj, muaji Gusht, mbetet piku i sezonit turistik në Sarandë. Porti është bërë tashmë ndalesa e dhjetëra kroçierave gjatë këtij viti, duke e kthyer qytetin bregdetar në një destinacion të rëndësishëm veçanërisht për të huajt, ndërkohë edhe shumë turistë që vijnë nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar, zgjedhin më pas të udhëtojnë drejt Sarandës. Kryetar i Shoqatës së Industrisë së Turizmit në Sarandë Arben Çipa, thotë për SCAN se zgjerimi i sezonit nga muaji Maj në Tetor, duhet të sjellë më shumë shërbime dhe të mos abuzohet me çmimet.
“Nga muaji Maj në Tetor ne në fokus duhet të kemi industrinë turistike. Të gjithë vizitorët që vijnë në Shqipëri, tashmë nuk e shohin më si sekretin e fundit të Europës, pasi e prekin me afër me fluturimet direkte apo me ardhjen me kroçiere. Kemi shumë për të ofruar edhe pse kemi ende për të përmirësuar, por duhet të mos abuzojmë me çmimet”- thotë Çipa.
Kombinimi i bregdetit, trashëgimisë historike dhe peizazheve natyrore e pozicionon Sarandën ndër destinacionet kryesore të turizmit shqiptar. Sezoni i kroçierave në Sarandë për vitin 2026 u hap në muajin mars me mbërritjen e anijes “Sapphire Princess”, e cila solli mijëra turistë të huaj. Turistët vijnë nga vende të ndryshme të botës, përfshirë SHBA-në, Italinë, Gjermaninë dhe Francën, për të vizituar Butrintin pjesë të UNESCO-s, Syrin e Kaltër, Kalanë e Lëkursit, e më pas për të vijuar me vizitat në qytetet e Gjirokastrës, Përmetit etj. Edhe Kryeministri Edi Rama ndau këtë fundjavë pamje nga gjiri i Sarandës që ka mirëpritur një tjetër kroçere. “Kartolinë gushti nga Saranda”, u shpreh Rama krahas pamjeve.
QSUNT, spitali më i ngarkuar/ Në Shkodër dhe Lezhë përdoret vetëm një e treta e shtretërve
Autonomia spitalore ka sjellë një dinamikë të ndryshme në përdorimin e kapaciteteve shëndetësore, por të dhënat tregojnë se diferencat mes spitaleve......
8 vatra zjarri aktive në vend/ Puka dhe Mirdita, më të rrezikuarat
Flakët vijojnë të mbajnë në alarm disa zona të vendit. Situata më e vështirë gjatë orëve të fundit është regjistruar në Pukë dhe Mirditë, ku zjarret kanë......
Pogradeci “rrëmben” turistët në Gusht/ Qyteti juglindor, destinacion i preferuar për pushime
Pogradeci një nga qytetet më piktoreske në Shqipërinë juglindore, i vendosur buzë Liqenit të Ohrit, ka qënë një nga destinacionet e preferuara gjatë muajit......
659 aplikime për patenta në Shqipëri/ Vetëm 11 kërkesa kombëtare, regjistrohen 7 prej tyre
Gjatë vitit 2025, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale (DPPI) u regjistruan 659 aplikime për patenta, por vetëm një pjesë shumë e vogël......
KESH, 3.38 mln euro energji për fundin e Gushtit/ Temperaturat rrisin kërkesën, çmimi mesatar gati 132 euro/mWh
Teksa temperatuart e larta kanë rritur kërkesën për energji, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka realizuar një blerje për periudhën 22–30 gusht 2026, me......
Biznesi në Kosovë regjistron punëtorët në Sistemin EDI/ 31 Tetor 2026, afati i fundit për përmbushjen e këtij detyrimi
Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar të gjithë punëdhënësit që kanë punëtorë në marrëdhënie pune, se duhet të sigurohen që të dhënat e punëtorëve të......
“Reformat në energji japin rezultate konkrete” - Karakaçi: Shqipëria përmbush detyrimet për 600 MW kapacitete të reja
Reformat në sektorin e energjisë dhe masat e ndërmarra në kuadër të procesit të integrimit evropian kanë sjellë rezultate konkrete gjatë periudhës 1 janar–30......
Pasuritë shtetërore, në verifikim - Objektet mbi 70 vjet, mes kritereve për statusin e pasurisë kulturore
Objektet shtetërore të ndërtuara, apo krijuara më shumë se 70 vjet më parë do të futen në proces verifikimi për të përcaktuar nëse kanë interes kulturor. Një......

