Saranda, drejt transformimit turistik modern - Nga Kodra e Gjashtës, te vila qeveritare. Ku fokusohen ndërhyrjet?
Në Agjencinë e Prokurimeve Publike është shpallur tender “Poli i zhvillimit turistik në Sarandë – Faza 1”, për transformimin e aseteve publike me potencial zhvillimi. Por cilat do të jenë zonat që do t’i nënshtrohen këtij transformimi zhvillimor?
Referuar dokumenteve të tenderit, zona e quajtur “Kodra e Gjashtës”, ku edhe fokusohet ndërhyrja e nivelit të parë, ka nevojë për sistemim total përsai i përket aksesit në zonë dhe se rrugët janë të pashtruara për të pasur funksionim të plotë.
Ndërsa krijimi i Poli Turistik të Sarandës, si një kampus Eco-Smart, ka qëllim që të transformojë zonën në një qendër të integruar kulturore dhe ekonomike që ndërthur akomodimin, turizmin, artin, edukimin, kulturën dhe jetën e komunitetit. Ndërhyrja do të konsistojë në rehabilitimin e shtresave për parkim dhe rrugët brenda zonës së projektit, vendosja eparkimeve shtesë, sistemimin i hapesirave të jashtme në funksion të shkollës 9-vjeçare, objektit qeveritar etj.
Ndërkohë, në nivelin e dytë të projektit, fokusi ështëe në zhvillimin e fuknsioneve të ndryshme kulturore, sociale ndërsa funksionaliteti i objektit qeveritar, pra vila qeveritare do të ruajë identitetin e saj historik, ndërsa transformohet për të përmbushur funksione bashkëkohore. Ky objekt do të shërbejë si një pikë referimi dhe një komponent kryesor për ndërthurjen e traditës me modernitetin.
Në Nivelin 3 të projektit, fokusi kryesor është krijimi i një hapësire multifunksionale, ku funksionaliteti i shkollës 9-vjeçare si institucion arsimor, do të funksionojë si një institucion arsimor i mirëfilltë, me hapësira të pajisura për zhvillimin e procesit mësimor në përputhje me standardet bashkëkohore. Shkolla do të ofrojë mjedise moderne dhe të përshtatura për mësimdhënie, duke përfshirë klasa, laboratorë dhe zona për aktivitete jashtëshkollore. Për të realizuar këtë transformim, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ka përllogaritur një kosto prej 371.5 milionë lekë.

Hasani me zëvendëskryeministren e Ukrainës: Riafirmojmë mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë!
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani mirëpriti sot në mjediset e MEPJ, zëvendëskryeministren për Integrimin Europian dhe......

Konfiskohet pallati në ndërtim në Vlorë/ Rama: Këtë fat do të kenë të gjitha objektet me shkelje të lejes së ndërtimit!
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion kombëtar për verifikimin e të gjitha objekteve në ndërtim në të gjithë territorin e......

Rritja e aftësive në instalimin e paneleve diellore - Vasili: Shkollat profesionale kanë rritur interesin për aftësitë e “gjelbra”
Teksa tregu i punës ka nevojë për punonjës të specializuar në fushën e energjive të rinovueshme, shkollat e arsimit dhe formimit profesional kanë rritur......

“Ekonomia do të vijojë të rritet” - Parashikimi/ Viti mbyllet me normë 3.9%, nxitje nga konsumi dhe investimet
Parashikimi i qeverisë për vazhdimin e vitit 2025 është optimist dhe pritet që ekonomia të vijojë në ritmet pozitive të rritjes me një normë prej 3.9......

Tatimorët, në terren për sigurinë ushqimore - Rama paralajmëron tregtarët: Mishi dhe qumështi pa faturë, konfiskohen
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se grupet e inspektimit janë në terren për të kryer kontrolle te tatimpaguesit që tregtojnë produkte......

22 vatra zjarri të raportuara, 5 ende aktive – AKMC informon mbi situatën e detajuar në vend!
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile informoi sot lidhur me situatën e zjarreve në rang vendi dhe njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22......

Cilat qarqe “ushqejnë” Shqipërinë? Fieri me mish e qumësht, Durrësi me vezë, Korça me mjaltë
Blegtoria mbetet një nga shtyllat më të rëndësishme në Shqipëri, duke garantuar një burim të qëndrueshëm ushqimi dhe të ardhurash për mijëra familje. Të......

Sa kushton një natë kampingu në vendin tonë? Shqipëria renditet me koston më të ulët në rajon dhe Europë
Turizmi është kthyer në një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare, veçanërisht gjatë sezonit veror, kur numri i pushuesve si rezidentë ashtu edhe......