Shqipëria Postuar më 17 Qershor 2026, 11:48

Saranda, destinacion me rritje të turistëve - Çipa: Kujdes, mos abuzohet me çmimet dhe imazhin e vendit!

Nga Alida Lula

Saranda, destinacion me rritje të turistëve - Çipa: Kujdes, mos

Saranda po përjeton sezon të mbarë, me një rritje të ndjeshme të vizitorëve. Operatorët turistikë raportojnë për 15-25% më shumë vizitorë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por problematikat nuk kanë mungur.

Për të diskutuar mbi mbarëvajtjen e sezonit, por edhe politikat e çmimeve, u zhvillua një takim me përfaqësues të industrisë së turizmit.

Operatorët, theksuan se prioritet mbetet garantimi i një sezoni të suksesshëm duke përmirësuar shërbimin dhe imazhin. Gjithashtu, u vlerësua edhe rëndësia e investimeve të mëdha dhe serioze në turizëm, ndërsa investitorët e huaj u konsideruan faktor i rëndësishëm për zhvillimin afatgjatë të sektorit.

“Sezoni po ecën në nivele të kënaqshme. Operatorët shkëmbyen informacione mbi problematikat e hasura në terren dhe masat për të garantuar vazhdimësinë e shërbimeve. Në fokus ishin dhe çmimet, në mënyrë që të mos abuzohet në këtë sezon”- tha Kryetari i Shoqatës së Industrisë së Turizmit në Sarandë, Arben Çipa.

Një nga çështjet e diksutuara ishte dhe ndikimi që mund të kenë protestat dhe tubimet masive në perceptimin e turistëve për Shqipërinë. Çipa tha se janë konstatuar disa anulime rezervimesh, të cilat mbeten të kufizuara. Sipas tij, çdo zhvillim që ndikon në imazhin e vendit mund të reflektohet edhe te sektori i turizmit.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat