Shqipëria Postuar më 18 Mars 2026, 09:45

Saranda çel sezonin e kroçerave, mbërrin vizitorja e parë - Mes ujërave të kristalta, 2600 turistë zbarkojnë në Portin e Sarandës

Nga Ernilda Luzi

Saranda çel sezonin e kroçerave, mbërrin vizitorja e
Vitet e fundit Saranda shënon fluks në rritje të turistëve përtej sezonit veror. Qyteti i bregdetar i Sarandës nijhet për ujërat e tij të kristalta, plazhet mahnitëse dhe monumentet e shumta kulturore dhe arkeologjike.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale publikoi pamjet e kroçerës “Sapphire Princess” që ka mbërritur në Sarandë, duke shënuar nisjen e një tjetër sezoni të rëndësishëm për turizmin e kroçierave në jug të vendit.
Anija turistike ka rreth 2600 turistë në bord nga vende të ndryshme të botës.

Kroçiera mbërriti në Sarandë nga Italia dhe pritet të vazhdojë itinerarin e saj drejt Greqisë.

Ndërkohë, Saranda vazhdon të mbetet një nga destinacionet më tërheqëse në jug të vendit, duke mirëpritur çdo vit mijëra vizitorë vendas dhe të huaj. Me klimën mesdhetare, ujërat e pastra dhe afërsinë me atraksione të njohura turistike, qyteti ofron një kombinim të plotë për pushime relaksuese dhe përvoja unike.

Fluksi i turistëve në Sarandë dëshmon jo vetëm për popullaritetin në rritje të Rivierës shqiptare, por edhe për ndikimin pozitiv që turizmi po sjell në ekonominë vendase.

Saranda ofron një kombinim të përsosur për pushime relaksuese.Vizitorët kanë mundësi të eksplorojnë një sërë atraksionesh të njohura, si: Kalaja e Lëkurësit, Manastiri i 40 Shenjtorëve, Parku Kombëtar i Butrintit pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, Syri i Kaltër me burimet e tij magjepsëse natyrore, si dhe plazhet e Ksamilit.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat