Shqipëria Postuar më 12 Dhjetor 2025, 17:30

Samiti i NATO-s në Tiranë/ Qeveria ngre Task-Forcën dhe Skuadrën Kombëtare për organizimin e eventit

Nga SCAN TV

Samiti i NATO-s në Tiranë/ Qeveria ngre Task-Forcën dhe

Qeveria ka miratuar ngritjen e Task Forcës Kombëtare për organizimin e Samitit të NATO-s, që do të mbahet në Tiranë në vitin 2027. Ky është samiti i përmasave më të mëdha që Shqipëria ka organizuar deri më tani. 

Task-Forca kryesohet nga Kryeministri dhe, në mungesë të tij, nga Koordinatori Kombëtar për organizimin e samitit, i emëruar me urdhër të Kryeministrit. Task-Forca ka në përbërje anëtarë nga disa dikastere, si ministri i Jashtëm, i Mbrojtjes, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, drejtori i SHISH etj.

Task-Forca do të udhëheqë procesin e planifikimit duke përcaktuar hapat dhe masat konkrete të organizimit, nevojat infrastrukturore, logjistike dhe institucionale që lidhen me zhvillimin e Samitit, si edhe procedurat tekniko-juridike dhe instrumentet financiare të nevojshme për garantimin e mbarëvajtjes së tij.

Një vëmendje e posaçme do t’i kushtohet ndarjes së detyrave të detajuara për çdo strukturë të përfshirë, me synim koordinimin efektiv ndërinstitucional dhe respektimin e standardeve të NATO-s për organizimin e një samiti të këtij niveli. Po ashtu, Task-Forca do të vlerësojë kostot e organizimit dhe do të propozojë, nëpërmjet ministrit përgjegjës për financat, buxhetimin përkatës në Këshillin e Ministrave, si dhe do të marrë masat për dislokimin e dispozitivit ushtarak dhe mbrojtës, në bashkërendim me strukturat ushtarake aleate, për të garantuar sigurinë dhe funksionimin normal të Samitit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat