Samiti i Komunitetit Politik, Tirana, kryeqytet i Evropës për dy ditë
Samiti i Komunitetit Politik ka shndërruar Tiranën në kryeqendrën e Evropës për dy ditë. Të gjithë liderët më të rëndësishëm të kontinentit janë mbledhur në kryeqytetin shqiptar, ku Ukraina ka qenë një prej diskutimeve kyçe.
Fjalën hapëse e mbajti kreu i qeverisë, Edi Rama.
“Përse të mos imagjinojmë një Aleancë ndërkombëtare përtej armatimit. Kërkimesh shkencore, ku territore që ende nuk janë anëtare të bëhen pjesë…Duke nxitur epokën e fundit të rritjes reale…Le tu japim të rinjve të Europës, bizneseve të reja, një arsye më të mirë se sa të flasin vetëm për armë”, tha Rama.
“Është koha siç e sugjeroi edhe Edi të ngrihet një sekretariat që të bashkërendojë këto aktivitete në kuadër të KPE-së dhe ndoshta që të kemi ose të përfshijë edhe praninë e Këshillit Evropian dhe kjo do të ishte e dobishme”, tha Macron.
“Evropa duhet të investojë më shumë te mbrojtja e saj sepse kemi mësuar se paqja pa mbrojtje është iluzion”, tha Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i cili kërkoi një Evropë më të bashkuar.
“Rusia po tërheq këmbët zvarrë dhe po luan lojëra ndërkohë që Ukraina ka dëshmuar se është pala e paqes dhe udhëheqjes”, tha kryeministri britanik, Keir Starmer.
I vetmi që solli në vëmendje luftën në Gaza ishte Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan.
“Qëndrimi i pakompromis, agresiv dhe arrogant i Netanyahut rrezikon jo vetëm Gazën por të gjithë rajonin. Presim që Evropa të shfaqë aspiratën e duhur për vendosjen e armëpushimit në Gaza”, tha Erdogan.
Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni në fjalën e saj tha se Evropa duhet të reflektojë për atë që dëshiron të jetë në të ardhmen.
“Identiteti evropian i Shqipërisë është fakt, edhe nga historia përpara gjeografisë. Italia është e angazhuar në Evropë për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor është vetëm për të mirën e sigurisë së Evropë”, tha Meloni.
të njëjtën linjë ndoqi edhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.
“KPE është më shumë se një ide a forum, është shpresë e aftësisë sonë për t’i bërë ballë së bashku sfidave si evropianë”, u shpreh Von der Leyen.
Kancelari gjerman, Friedrich Merz tha se BE duhet të jetë e qartë për mbështetjen ushtarake ndaj Ukrainës.
Ne jemi të vendosur që ne duhet të vazhdojmë të japim mbështetje të fortë nga aspekti politik, ekonomik, ushtarak Ukrainës. Përpjekjet tona kanë treguar një sukses të vogël diplomatik. Fakti që ata po takohen për herë të parë pas 3 vitesh e gjysmë është ndoshta një sinjal shumë i vogël, por i fortë. Duhet të jemi të qartë për mbështetjen ushtarake për Ukrainën, të ketë pikë dyshimi që jemi të angazhuara dhe të gatshëm të japim mbështetjen tonë të plotë.

BE, subvencione të reja për fermerët - Programi fokusohet te kursimi i ujit, përshtatja me ndryshimet klimatike
Komisioni Evropian do të ofrojë subvencione të reja për fermerët që investojnë në shpërdorimin e reduktuar të ujit, kur programi i madh i subvencioneve......

Çfarë është Komuniteti Politik Europian? Shqipëria, në qendër të Europës. Tirana priti samitin politik
Në kryeqytetin e Shqipërisë u zhvillua takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Europian, i cili është një forum ndërqeveritar që synon të nxisë dialogun......

Bizneset në treg të lirë energjetik - Sasia e furnizuar nga FMF ra me 45%, vitin që vjen dalin klientët e tensionit 6 kV
Dalja e bizneseve në tregun e lirë energjetik solli uljen e sasisë së energjisë të furnizuar nga FSHU, nën rolin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit. Sipas......

Gjermania pranon kërkesën e Trump - Përkrah thirrjen e SHBA-së për rritjen e shpenzimeve ushtarake të NATO-s
Gjermania mbështeti kërkesën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të dyfishuar objektivin e shpenzimeve të NATO-s në 5% të PBB-së. "Ne......

Rama: Europa na do pranë saj! - Çfarë diskutuan liderët e kontinentit në Samitin e Komunitetit Politik Evropian?
Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana ka mirëpritur samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian. Kryeministri Edi Rama, në tryezën e diskutimit me liderët e......

BYD hap fabrikën e parë në Evropë Gjiganti kinez i makinave elektrike “zbarkon” në Hungari
Gjiganti kinez i makinave elektrike BYD do të hapë së shpejti fabrikën e tij të parë evropiane në Hungarinë jugore, me plane për të prodhuar automjete......

Trump “kontrollon” vendimet e Biden - 15 mld dollarë fonde për energjinë do të shqyrtohen nga administrata e re
Administrata Trump njoftoi se do të kryejë një auditim prej afërsisht 15 miliardë dollarësh grantesh. Këto grante u dhanë për projekte të rrjetit elektrik......

Sa para’ u shpërndanë për skemën e investimeve? - Disbursimi në nivel të ulët, vijon edhe në këtë vit
Disbursimi i fondeve për skemën e re të investimeve në bujqësi të vënë në jetë në fund të vitit të kaluar nuk ka ecur sipas pritshmërive. Referuar raportit......