Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë/ Policia: Ja rrugët që do të bllokohen më 15-16 maj! qytetarët
Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë masash me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë në kuadër të zhvillimit të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet në kryeqytet më datë 16 maj.
Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike Drejtues i Parë Rebani Jaupi, në një konferencë për shtyp theksoi se “kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për pritjen, shoqërimin, sigurimin dhe përcjelljen me sukses të miqve tanë europianë”.
“Me këtë rast, kërkojmë edhe një herë mirëkuptimin e komunitetit të kryeqytetit dhe jo vetëm, për kufizimet e përkohshme në qarkullimin e qytetarëve dhe mjeteve, të cilat janë të nevojshme për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së samitit që do të zhvillohet në kryeqytet”, u shpreh ai.
Jaupi i bëri thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim. “Gjithashtu, ju ftojmë të shmangni lëvizjet e panevojshme në zonat e kufizuara dhe të respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë në terren. Për informacione të përditësuara, ju mund të ndiqni njoftimet në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit dhe në rrjetet tona sociale, si dhe të telefononi në numrin 112 për çdo nevojë apo informacion të mëtejshëm”, tha ai.
Duke pasur parasysh numrin e madh të delegacioneve të nivelit të lartë Policia e Shtetit ka planifikuar dhe do të zbatojë masat e mëposhtme:
I. BLLOKIM TË ZONËS SË SAMITIT
Nga ora 06:00 – 18:00 të datës 16.05.2025, do të jetë i paaksesueshem nga këmbësorë dhe mjete, i gjithë perimetri i sheshit ku do të zhvillohet aktiviteti, perimetër i cili përfshin rrugët:
Nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan d’Ark” deri në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri”, segmentin e rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rrugova” deri në kryqëzimin me bulevardin “Dëshmorët e Kombi”, rrugën “Ibrahim Rrugova” nga kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri” deri në kryqëzimin me rrugën e Kavajës, rrugën “Ded Gjo Luli”, rrugën “Urani Pano” në vazhdim rrugën e Barrikadave deri në kryqëzimin me rrugën “George W. Bush” dhe bulevardi “Zogu i I” deri te tuneli i “ish-Cirkut”.
Nisur nga ky perimetër kufizues i zonës:
– Bulevardi “Zogu i Parë” në drejtim të Sheshit “Skënderbej”, do të devijohet tek Ministria e Drejtësisë;
– Rruga e Durrësit do të devijohet tek Ministria e Arsimit dhe Sportit;
– Rruga e Kavajës do të devijohet tek semafori i “Tymit” ;
– Rruga “Myslym Shyri” do të devijohet tek degëzimi i rrugës “Sami Frashëri”;
– Rruga e Dibrës tek “Selvia” dhe rruga “Hoxha Tahsim” do të devijohen tek kryqëzimi i rrugës “Tefta Tashko”.
II. BLLOKIME TE AKSEVE RRUGORE
Bllokime të plota të akseve rrugore:
Për qëllime sigurie në rrugëkalimin e delegacioneve që vijnë nga aeroporti “Nënë Tereza” (dhe pikat e tjera të kalimit kufitare PKK Hani i Hotit dhe PKK Morinë) në drejtim të Tiranës:
a. Më datë 14.05.2025, nga ora 22:00 – 23.00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas – Hyrja të autostrada e re “Thumanë- Kashar”, Autostrada “Tiranë-Durrës” -Mbikalimi i Kasharit- Kryqëzimi tek ish-Sheshi “Shqiponja”-Unaza e re krahu i Astir-kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” (drejtim i ardhjes nga aeroporti për në qytetin e Tiranës).
b. Më datë 15.05.2025, nga ora 08:00 – 24:00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në intervalin kohor të lëvizjes së delegacioneve në aksin rrugor: “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas – Hyrja te autostrada e re “Thumanë-Kashar” – Autostrada “Durrës-Tiranë” – Mbikalimi i Kasharit – Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Re krahu i Astirit – Kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” – Rruga “George W. Bush” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano”- Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit).”
c. Më datë 16.05.2025, nga ora 06:30 – 11:30, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor: “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas-hyrja e autostradës së re “Thumanë – Kashar”, Autostrada “Durrës-Tiranë-Durrës” – Mbikalimi i Kasharit – Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Re krahu i Astir – Kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër) – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” – Rruga “George W. Bush” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit).”
d. Më datë 16.05.2025 nga ora 13:00-18:00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor: “Sheshi “Skënderbej” – Rruga George W. Bush” – Rruga e Elbasanit – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Unaza e Re krahu i Astir – Autostrada “Tiranë-Durrës” – Autostrada e re “Thumanë-Kashar” – Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas.”
Sqarim: Rrugëkalimet do të jenë të bllokuara në të dy krahët, në momentin e kalimit të delegacioneve.
Nisur nga këto bllokime në këto orare, qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve luten të ndjekin udhëzimet e Policisë dhe të përdorin rrugët alternative që do të sugjerohen:
a. Për Rinas do jenë të aksesueshme akset:
– Rrugët dytësore të autostradës “Tiranë-Qafë Kashar – Rinas”;
– Unaza Veriore, degëzimi i “Paskuqan – Institut – Kamëz – Domje – Laknas – Rinas:;
-. Për zonën e Astirit do jenë të aksesueshme rrugët lidhëse:
– Nënkalimi i “Pallatit me shigjeta”;
– Mbikalimi i rrugës “Teodor Keko” – Mbikalimi i sheshit “Shqiponja” – degëzimet lidhëse në rrugët dytësore.
-. Për zonën e qytetit “Studenti”, Rrugën “Qamil Guranjaku”, bllokun e vilave gjermane do të kenë akses me daljet në rrugët alternative me bulevardin “Bajram Curri”, në drejtim të Brylit.
– Për hyrjen dhe daljen në spitalin “Shefqet Ndroqi”, tek rrethi i Sanatoriumit, do të kenë herë pas here devijime sipas orareve të delegacioneve dhe mund të kenë akses në rrugën “Pasho Hysa”, në drejtim të rrugës “Ali Demi”.
III. BLLOKIME TE PARKIMEVE
– Në rrugë të caktuara të kryeqytetit, do të ndalohet parkimi dhe qëndrimi i mjeteve për një periudhë të përkohshme. Kjo masë do të jetë e vlefshme përgjatë ditës së samitit.
– Mjetet që shkelin këtë urdhër do të largohen me karrotrec dhe ndaj drejtuesve do të merren masat përkatëse administrative.
Më datat 15.05.2025 – 16.05.2025 do jenë të paaksesueshme parkimet publike/private:
– Në Rinas, 2 parkimet tek zona VIP dhe 2 parkimet private përballë zonës VIP.
– Në Tiranë, parkimet nëntokësore te sheshi “Skenderbej”, Hotel “Plaza”, Hotel “Tirana”, Godina “Torre Drini”, Qendra Tregtare “Toptani”, Kulla “Green Tower”.
Nisur nga kufizimet, këshillojmë evitimin e lëvizjes me mjete personale në drejtim të aeroportit “Nënë Tereza”.
I. KUFIZIME TË PJESSHME
Do të ketë kufizime të qarkullimit në zonat përreth vendeve ku zhvillohen aktivitetet e samitit. Më datat 15.05.2025-16.05.2025, do të ketë kufizim të përkohshëm të lëvizjeve të automjeteve në akset rrugore:
1. Hotel “MAK Albania” – Stadiumi “Air Albania” – Rruga “Dervish Hima” – Rruga e Elbasanit-Rruga “George W. Bush” – Rruga “28 Nëntori” -Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano” – aktivitet;
2. Hotel “Marriot” – Rruga “Dervish Hima”- Rruga e Elbasanit- Rruga “George W. Bush”-Rruga “28 Nëntori”- Rruga e Dibrës- Rruga “Urani Pano”-aktivitet;
3. Hotel “Rogner” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”-Rruga “Gjergj Filipi” -Rruga “Dervish Hima”, – Rruga “George W. Bush”-Rruga “28 Nëntori”- Rruga e Dibrës Rruga “Urani Pano”-aktivitet;
4. Hotel “Plaza” – Rruga “George W. Bush” – Rruga “28 Nëntori”- Rruga e Dibrës- Rruga “Urani Pano”-aktivitet, Hotel Tirana Internacional në aktivitet;
5. Hotel “Xheko Imperial” – Rruga “Ibrahim Rugova”, Rruga “Lek Dukagjini” -Rruga “Dervish Hima”, Rruga e Elbasanit-Rruga “George W. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano”-aktivitet;
6. Hotel “Radison” – Rruga “Hamdi Garunja”-Rruga e “Ullishtes”-Rruga e liqenit të thatë-Unazë e Madhe-Sauk- Rruga e Elbasanit-Rruga “George W. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);
7. Hotel “Hilton” – Bulevardi ”Gjergj Fishta”-Rruga e Kavajës- Unaza e Madhe-Sauk- Rruga e Elbasanit-Rruga “George W. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano”-aktivitet;
8. Hotel “Ark Boutique” – Rruga “Ibrahim Rugova” -Rruga “Abdyl Frashëri”-Rruga “Gjergj Filipi”-Rruga “Dervish Hima”,Rruga e Elbasanit-Rruga “George W. Bush” -Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);
9. Hotel “Diplomat 1” – Rruga “Sulejman Delvina”-Rruga “Abdyl Frashëri”-Rruga “Gjergj Filipi”- Rruga “Dervish Hima”, Rruga e Elbasanit-Rruga “George W. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);
10. Hotel “Holiday In”, Rinas – Mbikalimi në Qafë Kashar – Autostrada Tiranë-Durrës -Mbikalimi i Kasharit- kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja”-Unaza e re krahu i Astir-kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” (drejtim i ardhjes nga aeroporti për në qytetin e Tiranës);
(Kufizimet e mësipërme do të jenë më datë 15.05.2025, sipas orareve te lëvizjeve dhe më datë 16.05.2025, nga ora 08:00 deri në orën 11:00).
11. Më datë 15.05.2025, nga ora 19:00 – 24:00, do të ketë kufizime të pjesshme të aksit: “Rruga e Elbasanit – Rrethi i Saukut – Autostradë – Rrethrrotullimi i “TEG” – Rezervat e Shtetit.”
V. NDALIMI, PUSHIMI DHE QËNDRIMI
– Më datat 15.05.205 dhe 16.05.2025, gjatë orarit 06:00-20:00, ndalohet qëndrimi dhe pushimi i automjeteve, nga rrethi i “Ekonomikut” – Rruga e Elbasanit – Rruga “George W. Bush” dhe te i gjithë perimetri që është devijuar.
Sondazh

Google, mbi 12 miliardë euro padi civile në Evropë - Kompania akuzohet për shkelje të ligjeve të konkurrencës
Google po përballet me një valë padish civile që arrijnë në total të paktën 12 miliardë euro. Sipas raportimeve, Bloomberg News ka identifikuar 12 çështje......

Kandidatët e listës së hapur/ Celibashi: Masa për të mos lejuar “trafikimin” e votave!
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi siguroi sot se KQZ ka marrë të gjitha masat organizative, njerëzore dhe ato teknike për të mos lejuar......

Votuesit shqiptarë nga Greqia/ DHL i përgjigjet KQZ: Çdo dërgesë zarfi ka provë dorëzimi!
Kompania Postare DHL, e cila ka bërë shpërndarjen e fletëve të votimit të për votuesit e regjistruar jashtë vendit, i ka kthyer përgjigje Komisionerit......

SHBA, çmimet e makinave u rritën në prill - Efektet e tarifave të Trump “lëkundin” industrinë e automjeteve
Çmimet e automjeteve të reja në SHBA u rritën në prill, treguan të dhënat amerikane. Ky tregues reflekton se efektet e masave tarifore të automjeteve që ka......

“Maternitetet pa radhë”, lindjet bien ndjeshëm/ Bilanci natyror kthehet negativ në tremujorin e parë 2025
Shqipëria ka shënuar një shtesë natyrore pozitive të popullsisë gjatë vitit 2024, me 1,208 lindje më shumë se vdekje, por kjo diferencë është ngushtuar......

“Ngadalësim ekonomik në vitin 2025” - Cilat rajone të BERZH do të ndikohen më shumë?
Ballkani Perëndimor, shtetet baltike dhe Evropa Qendrore pritet të kenë ngadalësimin më të madh të rritjes ekonomike, sipas Bankës Evropiane për Rindërtim......

Ndryshon buxheti i shtetit për herë të parë - 10 milionë euro shtesë për Korporatën e Investimeve Shqiptare
Qeveria ka ndryshuar buxhetin e shtetit për këtë vit për herë të parë. Përmes një akti normativ të publikuar në Fletoren Zyrtare, Ministrisë së Ekonomisë,......

Transporti, sektori me “boom” të kredisë - BSH: Shënoi rritjen më të lartë në mars. Bizneset në tregti, më të financuarat nga bankat
Bankat kanë vijuar të mbështesin me financim aktivitetin tregtar të bizneseve private edhe gjatë muajit mars. Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia e re për......