Shqipëria Postuar më 6 Prill 2026, 19:09

Samiti i Diasporës, Ministri Ferit Hoxha: Tre ditë bashkëpunimi me shqiptarë nga e gjithë bota

Nga SCAN TV

Samiti i Diasporës, Ministri Ferit Hoxha: Tre ditë bashkëpunimi

“Një samit që synon të kthejë lidhjet në veprim dhe vizionin në mundësi konkrete për të ardhmen”. Kështu e ka cilësuar Samitin vjetor të Diasporës ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha. Në një postim në rrjetin social X, ministri Hoxha është shprehur se tre ditët nga 13 deri më 15 prill 2026, janë “Tre ditë energjie, idesh dhe bashkëpunimi me shqiptarë nga e gjithë bota”. Bashkëngjitur me postimin e tij kreu i diplomacisë shqiptare ka publikuar edhe agjenden e këtyre tre ditëve me takime që do të zhvillohen në Tiranë.

Një vëmendje e posacme në panelet e shumta të këtyre ditëve i është kushtuar bashkëpunimit ndërshqiptar në fushën e ekonomisë. Të tillë janë panelet “Diaspora partner në biznes dhe inovacion”, “Zhvillimi lokal dhe rural dhe roli i Diasporës”, “Diaspora shqiptare si partner strategjik për integrimin Europian”, etj. Ndërkohë pjesë e aktiviteteve mbështetëse do të jenë takimet B2B, minipanairet dhe hapësirat me produkte vendi, hapësirat informuese për turizmin dhe startup-et shqiptare.  

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat