Shqipëria Postuar më 14 Prill 2026, 18:06

Samiti, Dhoma e Biznesit të Diasporës bën bashkë investitorët shqiptarë nga e gjithë bota

Nga SCAN TV

Samiti, Dhoma e Biznesit të Diasporës bën bashkë

Dhoma e Biznesit të Diasporës, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme dhe Rrjetin Global të Bizneseve të Diaporës, ka organizuar me sukses Forumin Ekonomik në kuadër të Samitit të Diasporës 2026, duke sjellë në Tiranë biznese të rëndësishme shqiptare në botë dhe kompani të fuqishme ndërkombëtare që janë të interesuara për tregun shqiptar.

Kryetari i Dhomës së Biznesit të Diasporës, Ardian lekaj dha mesazhe të rëndëishsme për mbështetjen e investimeve të diasporës dhe rëndësinë që ato mund të japin për ekonominë shqiptare. Nga ana tjetër, ministrja për Ekonominë dhe Inovacionin, Delina Ibrahimaj premtoi mbështetje për këto biznese, duke sjellë si shmebull fondet e programit Start Up, prej të cilavfe përfitojnë dhe shqiptarët e diaposrë.s

Në një sallë të mbushur plot me biznese të diaporës, sipërmarrës vendas, kompani të huaj dhe përfaqësues të institucioneve shqiptare u fol për projekte dhe sektorë konkretë, ku mund të investohet dhe diaspsora të japë një kontribut real.

Shqipëria është vendi i tretë në botë për diasporën më të madhe. Kryesisht në Itali, Greqi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermani, Kanada, Mbretërinë e Bashkuar e Belgjikë jetojnë e punojnë 2.2 milionë qytetarë. Me organizimin e Dhomës Ekonomike të Diasporës, me në epiqendër fabulën “Përmes rrënjëve lartësohemi”, shqiptarët e suksesshëm nëpër botë u mblodhën në Tiranë, duke garantuar se lidhja me Shqipërinë do të vijojë edhe më e fortë.

Të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e investimeve nga shqiptarë të diasporës, veçanërisht në pesë vitet e fundit, kanë shkuar në projekte në sektorë, si agroturizmi, turizmi, bujqësia dhe shërbimet financiare.

Përfitimet ekonomike të Shqipërisë nga diaspora shtrihen në disa drejtime, te kapitali, dija, eksperienca, investimet e huaja, turizmi dhe mbi të gjitha te paratë që sjellin për familjet në vendlindje. Për të kuptuar madhësinë e remitancave, mjafton të kujtojmë se vetëm gjatë vitit të shkuar ato arritën në 1.1 miliardë euro. Sot roli i diasporës bëhet edhe më jetik në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe bizneset e diasporës mund të japing një kontribut të madh në tranformimin e biznesit shqiptar për të qenë gati për tregjet europiane.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat