Shqipëria Postuar më 3 Mars 2026, 13:25

Salla: Skema Kombëtare mbështeti mbi 65 mijë fermerë në 2025-ën

Nga SCAN TV

Salla: Skema Kombëtare mbështeti mbi 65 mijë fermerë në

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla deklaroi sot se në vitin 2025 u mbështetën mbi 65 mijë fermerë përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes, duke shpërndarë një fond total prej rreth 5,5 miliardë lekësh.

“Gjatë vitit 2025, Ministria ka akorduar rreth 5,5 miliardë lekë për Skemën Kombëtare të Mbështetjes së Fermerëve, duke mbështetur mbi 65 mijë fermerë në të gjithë vendin. Rezultatet kanë treguar rritje të ndjeshme në disa sektorë të rëndësishëm, sidomos në blegtori dhe bletari”, tha ministri Salla, gjatë seancës dëgjimore në Komisionin për Bujqësinë, Zhvillimin Rural dhe Ushqimin.

Ministri theksoi se gjatë muajve janar dhe shkurt të këtij viti janë zhvilluar 23 takime dëgjimore në 12 qarqe të Shqipërisë, ku morën pjesë fermerë, blegtorë, bletarë, përpunues dhe përfaqësues të pushtetit vendor.

Sipas tij, qëllimi i këtyre takimeve ishte mbledhja e informacionit mbi nevojat reale të fermerëve dhe përmirësimi i procedurave në skemat mbështetëse.

Salla shpjegoi se Ministria ka ngritur një grup pune për të shqyrtuar sugjerimet e marra nga fermerët, duke synuar rritjen e pagesave për krerë dhe për koshere bletësh, si dhe thjeshtimin e procedurave administrative për përfituesit.

Salla nënvizoi se këto iniciativa synojnë që Skema Kombëtare të reflektojë më mirë nevojat e fermerëve dhe të sigurojë mbështetje efektive për zhvillimin e sektorit bujqësor dhe rural në Shqipëri.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat