Shqipëria Postuar më 17 Tetor 2025, 10:32

Salla pret ambasadorin e Italisë: Thellim i bashkëpunimit në fushat e bujqësisë, zhvillimit rural dhe sigurisë ushqimore!

Nga Edel Strazimiri

Salla pret ambasadorin e Italisë: Thellim i bashkëpunimit në

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, priti në një takim miqësor ambasadorin e Republikës së Italisë në Shqipëri, Marco Alberti.

Gjatë takimit u theksua rëndësia strategjike e partneritetit mes Shqipërisë dhe Italisë në sektorët e bujqësisë, zhvillimit rural dhe sigurisë ushqimore.

Ministri Salla shprehu vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit italian në projekte të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm rural, forcimin e kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese, si dhe rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

Palët ndanë vizionin e përbashkët për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në kuadër të vizionit “Bujqësia 2030”, me fokus në inovacionin agroushqimor, dixhitalizimin e sektorit, përfshirjen e të rinjve dhe forcimin e standardeve të sigurisë ushqimore në përputhje me acquis communautaire të BE-së.

Në mënyrë të veçantë, u diskutua mbi ecurinë e projekteve aktuale të financuara nga pala italiane në Shqipëri, si dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e “Ekonomisë Blu”, si një qasje e re për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave bregdetare dhe komuniteteve që varen nga detaria dhe akuakultura.

Ministri Salla dhe ambasadori Alberti vlerësuan gjithashtu pjesëmarrjen në rritje të aktorëve shqiptarë në panaire ndërkombëtare prestigjioze si “Macfrut”, si një tregues i qartë i rritjes së kapaciteteve të sektorit bujqësor shqiptar për të qenë konkurrues në tregun europian.

Po ashtu, u nënvizua interesi në rritje i kompanive italiane për të investuar në Shqipëri, veçanërisht në segmentet e zinxhirit të prodhimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore dhe agroushqimore “Made in Albania”, çka përbën një mundësi të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të vendit dhe rritjen e eksporteve.

Ministri Salla dhe ambasadori Alberti riafirmuan angazhimin e tyre të përbashkët për të forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe në fushën e bujqësisë, përmes dialogut të vazhdueshëm institucional, shkëmbimit të eksperiencave dhe zbatimit të projekteve konkrete me impakt të drejtpërdrejtë për fermerët dhe komunitetet rurale.

Salla pret ambasadorin e Italisë: Thellim i bashkëpunimit në Salla pret ambasadorin e Italisë: Thellim i bashkëpunimit në

 

 

Shqipëria 17 Tetor Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë të premte të jetë i paqëndrueshëm duke regjistruar një zbritje të kuotës teksa është blerë sot me 82.1 lekë dhe është......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat