"Safe Stay in Albania" - Policia Kufitare rrit masat në aeroportin e Rinasit për sezonin turistik
Aeroporti Ndërkombëtar "Nënë Tereza", si porta kryesore ajrore e Shqipërisë, po përgatitet për një sezon veror me fluks të lartë udhëtarësh. Nën moton “Safe Stay in Albania”, strukturat e Policisë së Shtetit dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë kanë intensifikuar masat për garantimin e sigurisë dhe përmirësimin e përvojës së kalimit kufitar për qytetarët dhe turistët.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, zhvilloi një inspektim në ambientet e aeroportit, ku u njoh me organizimin dhe kapacitetet e vendosura në funksion të sezonit turistik.
“Shqipëria po përjeton një bum turistik. Vitin e kaluar u regjistruan mbi 12 milion turistë dhe gjatë gjithë sezonit veror nuk u shënua asnjë incident penal ndaj tyre. Ky është një tregues i standardeve të sigurisë që ne kemi ndërtuar dhe që po i përmirësojmë vazhdimisht. Portat automatike të kontrollit të dokumenteve (E-Gates) janë një element kyç në lehtësimin e lëvizjes dhe ofrimin e një shërbimi më të shpejtë për udhëtarët, ndërsa kontrolli i pasaportave kërkon vëmendje dhe kujdes të veçantë për të ruajtur balancën mes efikasitetit dhe sigurisë,” u shpreh Hoxha.
Nga ana e saj, kreu i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë, Silvana Sulaj bëri të ditur se janë marrë masa të shtuara për përballimin e fluksit në rritje.
“Kemi shtuar me rreth 100 efektivë Policinë Kufitare në Rinas, duke përforcuar praninë në çdo pikë hyrëse dhe dalje. Janë intensifikuar kontrollet kufitare dhe vetëm në tremujorin e parë të këtij viti është shënuar një rritje prej 10% në numrin e pasagjerëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Më shumë se 50% e pasagjerëve të pranuar kanë qenë të huaj, çka tregon qartë rritjen e interesit ndërkombëtar për vendin tonë,” u shpreh Sulaj.
“Safe Stay in Albania” synon jo vetëm ruajtjen e rendit dhe sigurisë, por edhe rritjen e cilësisë së shërbimit për të gjithë ata që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë.
Sondazh

“Shqipëria, me perspektivë të qëndrueshme” - Agjencia Moody’s konfirmon vlerësimin në “Ba3”
Në raportin e saj më të fundit, agjencia prestigjioze ndërkombëtare e vlerësimit Moody’s ka konfirmuar vlerësimin e Shqipërisë në “Ba3” me perspektivë “të......

Ekspofestivali bashkon muzikën dhe ekonominë kreative - Pipa: Fokus, mundësi punësimi dhe rritja e kapaciteteve profesionale
Për herë të parë në Tiranë do të organizohet ekspofestivali i muzikës dhe arteve nga data 11 deri më 13 prill. Në një konferencë për mediat,......

Velipoja dhe Ulqini me lidhje të re energjetike? - ERE: Projekti parashikon ndërtimin e linjës 110 kV me gjatësi 27 km
Parlamenti i Malit të Zi ka ratifikuar së fundmi marrëveshjen me Shqipërinë për ndërtimin e urës së re mbi lumin Bunë, që do të shkurtojë rrugën nga plazhi i......

Sa e zhvilluar është industria në Shqipëri? - RCC: Sektori agroushqimor, me rritjen më të lartë të punësimit
Pavarësisht se industria nuk është shumë e zhvilluar në krahasim me sektorët e tjerë, Shqipëria vlerësohet ndër vendet e rajonit me rritjen më të lartë të......

Garancia Europiane për Fëmijët/ Rama: Rrisim financimin për 16 mijë fëmijë me aftësi të veçanta!
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në konferencën rajonale mbi “Përshpejtimin e Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin......

BE përgatit kundërmasat ndaj Trump - Tarifa për mallrat bujqësore, industriale dhe cigaret amerikane
Reagimi i BE-së ndaj vendimit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të vendosur të ashtuquajturat tarifa reciproke për të gjithë partnerët tregtarë të......

Skema Kombëtare e mbështetjes në bujqësi 2025/ Kuçi: Më 14 prill hapen aplikimet!
Drejtoresha e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Ardita Kuçi bëri të ditur sot se Skema Kombëtare e mbështetjes në bujqësi për vitin 2025 do të......

Propozimi i Agron Shehaj: Euro, monedhë kombëtare - Sipas tij, qytetarët humbasin 100 mln euro/vit nga kursi i këmbimit
Disa herë është propozuar që euro të jetë monedhë kombëtare e Shqipërisë, pasi rreth 60% e tregtisë kryhet me vendet e Bashkimit Europian. Propozimi më i......