Sa zgjidhje marrin ankesat për punën në Shqipëri? - Mosmarrja e pagave të prapambetura renditet si shqetësimi kryesor

Inspektoriati Shtetëror i Punës ka regjistruar gjatë vitit 2025 një volum të lartë ndërveprimi me qytetarët dhe palët e interesuara, duke evidentuar gjithsej 1,179 ankesa dhe 135 kërkesa për informim. Të dhënat tregojnë një prani të fortë të problematikave në marrëdhëniet e punës, ku rreth 90% e ankesave lidhen me shkelje të dispozitave ligjore, ndërsa 10% përbëjnë kërkesa për sqarime dhe orientim ligjor.
Sa i përket natyrës së ankesave, mosmarrja e pagave të prapambetura renditet si shqetësimi kryesor me 319 raste, nga të cilat 70% kanë marrë zgjidhje. Ndërprerja e marrëdhënieve të punës përbën 207 raste, me një normë zgjidhjeje prej 65.7%, ndërsa cenimi i marrëdhënieve të punës numëron 193 raste, ku 67% janë trajtuar me sukses. Një performancë më e lartë zgjidhjeje evidentohet në rastet e mospagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore, me 119 ankesa dhe 81.5% të tyre të zgjidhura.
Në aspektin territorial, ankesat paraqiten të përqendruara kryesisht në zonat urbane. Drejtoria Rajonale e Tiranës mban peshën kryesore me 76% të rasteve, e ndjekur nga Vlora me 11%, Korça dhe Shkodra me nga 4% secila, Dibra me 2% dhe Gjirokastra me 1%. Ndërkohë, vetëm 2% e rasteve janë trajtuar në nivel qendror, kryesisht për çështje informimi ligjor.
Kjo shpërndarje pasqyron qartë përqendrimin e aktivitetit ekonomik dhe intensitetin më të lartë të marrëdhënieve të punës në zonat urbane, duke nënvizuar nevojën për një qasje të diferencuar dhe të targetuar të veprimtarisë inspektuese në terren.
Ulet TVSH për karburantet nga 18% në 10% - Vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, në fuqi për dy javë
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë një vendim të ri, duke ulur Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për karburantet nga 18% në 10%. Sipas vendimit, çmimet......
“Pjata e plotë” e turizmit shqiptar/ Sa qarkullojnë mesatarisht në letra hotelet dhe restorantet në ditë?
Shpesh flasim për shifrat rekord të turistëve, por sa përkthehet ky sukses në arkat e bizneseve që ofrojnë fjetje dhe ushqim? "Scan Intel" ka analizuar të......
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur javën pozitivisht duke fituar pikë gjatë fundjavës teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82.5 lekë dhe është shitur me 83.5 lekë......
Rriten çmimet globale të naftës - Irani kërcënon infrastrukturën energjetike të Gjirit Persik pas paralajmërimit të Trump
Çmimet e naftës u rritën të hënën pasi Garda Revolucionare e Iranit tha se do të synonte termocentralet e Izraelit dhe ato që furnizojnë bazat amerikane në......
“Më shumë rezerva nafte në treg” - Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë nis konsultimet me shtetet
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë po konsultohet me qeveritë në Azi dhe Evropë mbi lirimin e më shumë rezervave të naftës "nëse është e nevojshme" për shkak......
Biletat e avionit, shitje rekord para rritjes së çmimeve - Ndikimi i çmimeve të karburantit mund të çojë deri në 10% shtrenjtim
Linjat ajrore globale po përjetojnë shitje rekord të biletave, pasi pasagjerët po rezervojnë fluturime shumë kohë më parë, nga frika e rritjes së mundshme të......
2015-2025, dekada më e nxehtë në histori - Guterres: Gjendja e klimës globale është në emergjencë
Njëmbëdhjetë vitet e fundit midis viteve 2015-2025 kanë qenë më të nxehtat që nga fillimi i regjistrimeve, tha agjencia e motit e OKB-së. Raporti i......
Italia voton për drejtësinë/ Provë vendimtare për Giorgia Melonin
Në Itali po vijon procesi i votimit për një referendum dy ditor mbi ndryshimet në sistemin e drejtësisë. Kryeministrja Giorgia Meloni e mbështet këtë nismë,......


